QËNDRONI VIGJILENTË!
A do të fillojë Armagedoni në Izrael?—Çfarë thotë Bibla?
Bibla thotë se Armagedoni është një luftë që do të përfshijë krejt botën, jo thjesht një rajon specifik të tokës. Do të jetë një luftë mes Zotit dhe të gjitha qeverive njerëzore.
«Shprehje që i frymëzojnë demonët . . . shkojnë te mbretërit e mbarë tokës së banuar që t’i mbledhin për luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm. . . . Ato i mblodhën mbretërit së bashku në vendin që në hebraisht quhet Armagedon.»—Zbulesa 16:14, 16.
Termi «Armagedon» vjen nga fjala hebraike HarMeghiddóhn që do të thotë «Mali i Megidos». Megidoja ishte një qytet në Izraelin e lashtë. Për këtë arsye, disa besojnë se lufta e Armagedonit do të zhvillohet në Izrael. Mirëpo, as rajoni i Megidos, as ndonjë rajon tjetër në Lindjen e Mesme nuk është aq i madh sa të mbajë «mbretërit e mbarë tokës së banuar» dhe ushtritë e tyre.
Libri i Zbulesës është shkruar «me anë të shenjave», pra me gjuhë simbolike. (Zbulesa 1:1) Armagedoni nuk është një vend i mirëfilltë, por një situatë mbarëbotërore ku kombet do të mblidhen për të luftuar qeverinë e Perëndisë për herë të fundit.—Zbulesa 19:11-16, 19-21.