Shënimi
c Fraza «do t’u japë fund të gjitha këtyre mbretërive», e cila gjendet te Danieli 2:44, bën fjalë për mbretëritë ose fuqitë botërore që paraqiten nga pjesët e shëmbëlltyrës. Megjithatë, një profeci biblike paralele tregon se «mbretërit e mbarë tokës së banuar» do të mblidhen kundër Jehovait në «luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm». (Zbul. 16:14; 19:19-21) Kështu, në Harmagedon nuk do të shkatërrohen vetëm mbretëritë e shëmbëlltyrës, por edhe tërë mbretëritë e tjera të kësaj bote.