BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet shqip (1993-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi shumëgjuhësh për botimet e Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
Njoftim
Tani është në dispozicion edhe në gjuhën: Chin (Mara)
  • Sot

E enjte, 12 mars

Jezui i tha nënës së vet: «Nënë, ja, biri yt!»—Gjoni 19:26.

Gjoni ishte një apostull që Jezu Krishti e kishte veçanërisht për zemër. (Mat. 10:2) Ai e shoqëroi Jezuin gjatë gjithë shërbimit në tokë, ishte dëshmitar i mrekullive të tij dhe i qëndroi besnik në kohë të vështira. Gjoni ishte i pranishëm edhe gjatë ekzekutimit të Jezuit dhe e pa pasi u ringjall. Gjithashtu ishte dëshmitar i përhapjes së krishterimit në shekullin e parë. Ai jetoi që nga koha kur kishte veç një grusht besnikësh e derisa lajmi i mirë «iu predikua të gjitha krijesave nën qiell». (Kolos. 1:23) Teksa jetës së tij të gjatë i afrohej fundi, Gjoni pati nderin të shkruante disa libra të Fjalës së frymëzuar të Perëndisë. Ai hodhi me shkrim «zbulesën e Jezu Krishtit», një pjesë mbresëlënëse e Biblës. (Zbul. 1:1) Veç kësaj, shkroi Ungjillin që mban emrin e tij dhe tri letra të frymëzuara. Letrën e tretë ia drejtoi Gajit, një të krishteri besnik, që e donte si fëmijën e tij. (3 Gjon. 1) Fjalët e këtij të moshuari besnik u kanë dhënë zemër të gjithë dishepujve të Jezuit deri sot e kësaj dite. w24.11 12 ¶15-16

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2026

E premte, 13 mars

Ju burra, . . . nderojini [gratë tuaja].—1 Pjet. 3:7.

Një burrë që e do gruan, ka shumë vlerësim për të. E sheh si një dhuratë të çmuar nga Jehovai. (Prov. 18:22; 31:10) Si rezultat, i tregon konsideratë dhe respekt edhe në aspektet më intime të martesës. Nuk i bën presion që të përfshihet në akte seksuale që e vënë në siklet, që i trazojnë ndërgjegjen ose që e poshtërojnë. Gjithashtu do të përpiqet të mbajë edhe vetë një ndërgjegje të pastër para Jehovait. (Vep. 24:16) Burra, jini të sigurt se Jehovai i sheh dhe i vlerëson përpjekjet tuaja për t’i nderuar bashkëshortet në çdo aspekt të jetës. Jini të vendosur t’i nderoni, duke shmangur sjelljet që i çnderojnë dhe duke u treguar konsideratë, respekt e përzemërsi. Në këtë mënyrë, tregoni se i doni dhe i çmoni si thesar gratë tuaja. Duke i nderuar gratë, do të mbroni marrëdhënien tuaj më të rëndësishme—miqësinë me Jehovain.—Psal. 25:14. w25.01 13 ¶17-18

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2026

E shtunë, 14 mars

[Ai] dha veten për ne, që të na çlironte . . . dhe të pastronte për vete një popull, që të jetë zotërimi i tij i veçantë dhe i zellshëm për vepra të shkëlqyera.—Titit 2:14.

Një gjë që i dallon shërbëtorët e Jehovait nga të krishterët e shtirur, është zelli për shërbimin. Ç’mund të na ndihmojë ta ruajmë ose edhe ta shtojmë zellin për veprën e predikimit? Shembulli i Jezuit mund të na ndihmojë të jemi të zellshëm në predikim. Kur ishte në tokë, atij nuk iu shua kurrë zelli për shërbimin. Madje, ndërsa koha kalonte, përpiqej edhe më fort në veprën e predikimit. Ashtu si vreshtari që kultivoi për tre vjet një pemë fiku që nuk dha fryte, Jezui u predikoi për tre vjet judenjve, por shumica nuk u bënë dishepuj të tij. Megjithatë, njësoj si vreshtari që nuk i humbi shpresat për fikun, edhe Jezui nuk i pa si të pashpresë ata njerëz dhe as u bë i plogët në shërbim. (Luka 13:6-9) Nëse zbatojmë gjërat që mësonte dhe imitojmë mënyrën si vepronte, edhe ne do ta ruajmë zellin. w25.03 14-15 ¶1-4

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2026
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi shumëgjuhësh për botimet e Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo