BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet shqip (1993-2023)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi shumëgjuhësh për botimet e Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
Njoftim
Tani është në dispozicion edhe në gjuhët: Nuer, Pitjantjatjara
  • Sot

E shtunë, 4 shkurt

Përgjërojuni Zotërisë së të korrave, që të dërgojë punëtorë në të korrat e tij.​—Mat. 9:38.

Jehovai gëzon kur dikush pranon të vërtetën dhe u flet të tjerëve për ato që ka mësuar nga Bibla. (Prov. 23:15, 16) Patjetër që Jehovait i gufon zemra nga gëzimi kur sheh çfarë po ndodh sot! Për shembull, me gjithë pandeminë globale, gjatë vitit të shërbimit 2020 u drejtuan 7.705.765 studime, e falë kësaj 241.994 veta ia kushtuan jetën Jehovait dhe u pagëzuan. E këta dishepuj të rinj do të drejtojnë studime dhe do të bëjnë dishepuj të tjerë. (Luka 6:40) S’ka pikë dyshimi se kur i ndihmojmë njerëzit të bëhen dishepuj, ia gëzojmë zemrën Jehovait! Kërkohen përpjekje të palodhura për të bërë dishepuj, ama me ndihmën e Jehovait edhe ne mund të bëjmë pjesën tonë për t’i mësuar të tjerët ta duan Atin tonë qiellor. A mund të vëmë si synim të fillojmë e të drejtojmë të paktën një studim? Pse të mos shfrytëzojmë çdo rast të përshtatshëm për t’i pyetur ata që takojmë nëse kanë qejf të studiojnë me ne? Mund të na surprizojë ajo që do të ndodhë! w21.07 6-7 ¶14-16

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2023

E diel, 5 shkurt

Meqenëse e dua shtëpinë e Perëndisë tim, e jap edhe thesarin tim të arit e të argjendit për shtëpinë e Perëndisë tim.​—1 Kron. 29:3.

Mbreti David dhuroi goxha nga thesari i vet për të mbështetur ndërtimin e tempullit. (1 Kron. 22:11-16) Kur fizikisht nuk kemi më fuqi për të marrë pjesë në projekte ndërtimi teokratike, mund të vazhdojmë t’i mbështetim këto projekte me anë të kontributeve tona, me aq sa na e lejojnë rrethanat. Veç kësaj, mund të ndihmojmë më të rinjtë të përfitojnë nga përvoja që kemi. Të shohim shembullin që la apostulli Pavël në lidhje me bujarinë. Ai e ftoi Timoteun të shërbente përkrah tij në veprën misionare e i përcolli metodat e tij të predikimit dhe të mësimdhënies. (Vep. 16:1-3) Falë stërvitjes së Pavlit, Timoteu u bë lajmëtar dhe mësues i zoti. (1 Kor. 4:17) E pastaj Timoteu i përdori metodat e Pavlit për të stërvitur të tjerët. w21.09 12 ¶14-15

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2023

E hënë, 6 shkurt

Mes jush ka xhelozi dhe konflikte.​—1 Kor. 3:3.

Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i dishepullit Apol dhe i apostullit Pavël? Të dy i njihnin në majë të gishtave Shkrimet. Të dy ishin vëllezër të mirënjohur dhe mësues të shkëlqyer. E të dy kishin ndihmuar shumë veta të bëheshin dishepuj. Por asnjë prej tyre nuk e shihte tjetrin si rival. (Vep.18:24) Në fakt, ca kohë pasi Apoli u largua nga Korinti, Pavli iu lut që të kthehej atje. (1 Kor. 16:12) S’ka dyshim se Apoli i përdori për mirë aftësitë që kishte​—për të predikuar lajmin e mirë dhe për t’u dhënë forcë vëllezërve. Mund të jemi të sigurt edhe se ai ishte i përulur. Për shembull, Bibla nuk thotë se Apoli u ofendua kur Akuila dhe Prishila «i shpjeguan më saktë udhën e Perëndisë». (Vep. 18:24-28.) Apostulli Pavël i njihte arritjet e Apolit në shërbim dhe punën e tij të shkëlqyer. Por nuk ndihej i kërcënuar nga aftësitë e Apolit. Pavli ishte i përulur, modest dhe i arsyeshëm e kjo duket qartë te këshilla që i dha kongregacionit të Korintit.​—1 Kor. 3:4-6. w21.07 18-19 ¶15-17

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2023
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi shumëgjuhësh për botimet e Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2023 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo