Zemërim apo shëndet?
KUJT nuk i ka ndodhur të mos zemërohet? Të gjithëve na ndodh një gjë e tillë. Ndonjëherë, zemërimi i kufizuar mund të justifikohet. Por, sinqerisht, a nuk është e vërtetë se shpesh zemërimi ynë (apo intensiteti i tij) nuk mund të justifikohen?
Bibla na thotë: «Hiq dorë nga zemërimi dhe lëre përbuzjen; mos u dëshpëro; kjo do të të çonte edhe ty të bëje të keqen.» (Psalmi 37:8) Sa e mençur është një këshillë e tillë? A mund të ndikojë në kohëzgjatjen e shëndetit tënd?
Në rubrikën e saj mjekësore «Shëndeti», The New York Times shënonte:
«Njerëz që shpesh shprehin papritur ndjenja të forta ashpërsie apo që zemërohen dhe acarohen për çdo mospërfillje që kanë vënë re, ndoshta bëjnë diçka më tepër se të qenët të padurueshëm. Ata shkatërrojnë veten.
Kohët e fundit, hulumtuesit kanë grumbulluar një numër të madh të dhënash që tregojnë se zemërimi i vazhdueshëm është aq i dëmshëm, saqë mund të rradhitet dhe madje të tejkalojë mundësinë e një faktori të fuqishëm rreziku për vdekjen e parakohshme, njëlloj si pirja e duhanit, dhjamosja apo dieta me yndyrshmëri të lartë.
“Studimet tona tregojnë se zemërimi që i detyrohet armiqësisë dhe dyshimit, është njëlloj i dëmshëm sa çdo rrezik tjetër që ne mund të njohim”,—thotë dr. Redford Williams, studiues në mjekësinë e të sjellurit në Qendën Mjekësore të Duke University.»
Studimet tregojnë se ata që veprojnë në papërputhshmëri me problemet e jetës së përditshme prodhojnë më shumë hormone që kanë lidhje me stresin. Shpërthimet e shpeshta të zemërimit në ta mund të shkaktojnë një mosekuilibër ndërmjet formave të dobishme dhe të dëmshme të kolesterinës, duke krijuar rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare.
Disa mund të përgjigjen: «Por, unë kështu jam» apo «Në këtë mënyrë jam rritur.» Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndryshosh, duke u përpjekur sinqerisht për të zbatuar këshillat e Perëndisë. Kërkoji këshillat e tij për zemërimin dhe tërbimin në Biblën tënde të regjistruara tek Proverbat 14:29, 30; 22:24, 25; Efesianëve 4:26; Jakovit 1:19, 20.
Duke zbatuar këtë mençuri hyjnore mund të përmirësosh shëndetin tënd dhe të zgjatësh jetën tënde. Times shënon: «Shumë hulumtues thonë se njerëzit e prirur drejt zemërimit mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme duke ndryshuar reagimet e papërmbajtura dhe armiqësore.»