A është projektuar?
«Ngjitësi» i hardhucës
◼ Shkencëtarët i mrekullon aftësia që ka hardhuca e mureve të ngjitet në sipërfaqet e lëmuara, madje të lëvrijë nëpër tavan, pa rrëshqitur. Si arrin ta bëjë këtë kjo hardhucë e vockël e jashtëzakonshme?
Bibla thotë se hardhuca e mureve «kapet fort me duart e saj». (Proverbat 30:28) Këmbët e saj janë vërtet si duar dhe kapen fort në sipërfaqet e lëmuara me një zhdërvjelltësi mahnitëse. Çdo gisht ka kreshta që kanë mijëra zgjatime si qime. Nga ana tjetër, çdo zgjatim ka qindra fijeza mikroskopike. Forcat ndërmolekulare (të quajtura forcat e Van der Valsit) që krijohen nga këto fijeza, janë të mjaftueshme për të mbajtur peshën e hardhucës, edhe kur ia mbath me të katra kokëposhtë në xham.
Studiuesit duan të bëjnë ngjitës që, ashtu si këmbët e hardhucës së mureve, të kapen fort në sipërfaqet e lëmuara.a Siç thotë revista Science News, ndër të tjera këta ngjitës mund të kenë «lloj-lloj përdorimesh në mjekësi, duke filluar nga fashat që nuk luajnë nga vendi kur lagen e deri te një shirit që do të zëvendësojë penjtë e operacionit».
Çfarë mendoni pas këtij shqyrtimi të shkurtër? A erdhi rastësisht në ekzistencë «ngjitësi» i hardhucës apo është projektuar?
[Shënimi]
a Shkencëtarët po analizojnë edhe proteinën që sekretojnë midhjet, e cila u jep këtyre krijesave nënujore aftësinë për t’u kapur fort në sipërfaqet e lagura.
[Figura në faqen 26]
Pjesa e poshtme e një hardhuce
[Figura në faqen 26]
Qimet mikroskopike të këmbës së hardhucës
[Burimet e figurave në faqen 26]
Hardhuca e mureve: Breck P. Kent; pamja e zmadhuar: © Susumu Nishinaga/Photo Researchers, Inc