-
Bota e re: A do të jeni atje?Kulla e Rojës—2000 | 15 Prill
-
-
6. Çfarë parathotë profecia e katërt ku përmenden ‘qiej të rinj dhe një tokë e re’?
6 Tani, le të shqyrtojmë rastin e mbetur ku shfaqet shprehja «qiej të rinj dhe një tokë të re», tek Isaia 66:22-24: «‘Sepse ashtu si qiejtë e rinj dhe toka e re që unë do të bëj do të jenë të qëndrueshëm para meje’, thotë Zoti, ‘kështu do të jenë pasardhësit tuaj dhe emri juaj. Dhe do të ndodhë që nga një hënë e re në tjetrën dhe nga një e shtunë në tjetrën çdo mish do të vijë të bjerë në gjunjë para meje’, thotë Zoti. ‘Kur ata do të dalin, do të shikojnë kufomat e njerëzve që u rebeluan kundër meje; sepse krimbi i tyre nuk do të vdesë dhe zjarri i tyre nuk do të shuhet dhe do të neveriten nga çdo mish.’»
7. Përse duhet të nxjerrim përfundimin se Isaia 66:22-24 do të ketë një përmbushje në ditët që do të vijnë?
7 Kjo profeci gjeti zbatim mes judenjve që u rikthyen në vendin e tyre, por do të kishte edhe një përmbushje tjetër. Kjo duhej të ndodhte shumë vjet pasi të ishte shkruar letra e dytë e Pjetrit dhe libri i Zbulesës, sepse në to tregohej për ‘një qiell të ri dhe një tokë të re’ të ardhshëm. Këtë përmbushje madhështore dhe të plotë mund ta presim në sistemin e ri.
-
-
Bota e re: A do të jeni atje?Kulla e Rojës—2000 | 15 Prill
-
-
Nuk do të jetë një adhurim që i është lënë rastësisë ose i bërë kuturu. Ligji i Perëndisë, që iu dha Izraelit nëpërmjet Moisiut, kërkonte që të bëheshin disa akte adhurimi çdo muaj, që tregohet nga hëna e re, dhe çdo javë, që tregohet nga dita e shtunë. (Levitiku 24:5-9; Numrat 10:10; 28:9, 10; 2. Kronikave 2:4) Prandaj, te Isaia 66:23 tregohet për një adhurim të rregullt dhe të vazhdueshëm kushtuar Perëndisë, javë pas jave dhe muaj pas muaji. Në atë kohë, nuk do të ekzistojnë ateizmi dhe hipokrizia fetare. «Çdo mish do të vijë të bjerë në gjunjë para» Jehovait.
-