-
Fjalë profetike ngushëlluese që kanë të bëjnë me neProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
Sepse unë, Jehovai Perëndia yt, po kap dorën tënde të djathtë, Ai që të thotë: ‘Mos ki frikë. Unë vetë do të të ndihmoj.’
-
-
Fjalë profetike ngushëlluese që kanë të bëjnë me neProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
Edhe pse robërit izraelitë duken po aq të dobët dhe të pambrojtur sa edhe një krimb që përpëlitet në pluhur, Jehovai do t’i ndihmojë. Sa inkurajuese ka qenë kjo gjatë gjithë ‘ditëve të fundit’, ndërsa të krishterët e vërtetë janë përballur me armiqësinë e vendosur të kaq shumë elementeve të botës! (2 Timoteut 3:1) Gjithashtu, sa forcues është premtimi i Jehovait, duke pasur parasysh sulmin e afërt të Satanait, të cilit profecitë i referohen si ‘Gogu i vendit të Magogut’! Përballë sulmit të egër të Gogut, populli i Jehovait do të duket po aq i pambrojtur sa edhe një krimb—një popull që ‘qëndron në vende pa mure’ dhe që nuk ka ‘shula e porta’. Megjithatë, ata që shpresojnë te Jehovai nuk do të kenë pse të dridhen nga frika. Vetë i Plotfuqishmi do të luftojë për t’i shpëtuar.—Ezekieli 38:2, 11, 14-16, 21-23, Dio; 2 Korintasve 1:3.
-