-
I çliruar nga dhëmbët e luanëve!Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
-
-
20. Çfarë u ndodhi armiqve keqdashës të Danielit?
20 Tani që Danieli ishte jashtë rrezikut, Dari kishte tjetër gjë për të bërë. «Mbreti urdhëroi dhe ata i sollën këta burra truplidhur që e kishin akuzuar Danielin dhe ata, bijtë e tyre dhe gratë e tyre i flakën në gropën e luanëve dhe nuk kishin arritur fundin e gropës kur luanët u bënë zotër mbi ta e thërrmuan të gjitha kockat e tyre.»d—Danieli 6:24.
21. Në lidhje me trajtimin e pjesëtarëve të familjes së keqbërësve, cili kontrast ekzistonte mes Ligjit të Moisiut dhe ligjeve të disa kulturave të lashta?
21 Dënimi me vdekje jo vetëm i komplotistëve, por edhe i grave dhe i fëmijëve të tyre, mund të duket si një ashpërsi e paarsyeshme. Në kontrast me këtë, Ligji që dha Perëndia nëpërmjet profetit Moisi thoshte: «Etërit nuk duhen dënuar me vdekje për hir të fëmijëve dhe fëmijët nuk duhen dënuar me vdekje për hir të etërve. Secili duhet dënuar me vdekje për mëkatin e vet.» (Ligji i përtërirë 24:16) Megjithatë, në disa kultura të lashta, nuk ishte diçka e pazakontë që në rastin e një krimi të rëndë pjesëtarët e familjes të ekzekutoheshin bashkë me keqbërësin. Kjo bëhej ndoshta që pjesëtarët e familjes të mos kishin mundësi të hakmerreshin më vonë. Megjithatë, ky akt kundër familjeve të zyrtarëve të lartë dhe të satrapëve nuk ishte aspak vepër e Danielit. Ka të ngjarë që ai të jetë pikëlluar për këtë gjëmë që u kishin shkaktuar familjeve të veta këta burra të ligj.
-
-
I çliruar nga dhëmbët e luanëve!Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
-
-
d Fjala «akuzuar» është përkthimi i një shprehjeje aramaike që mund të përkthehet edhe «shpifur». Kjo nxjerr në pah qëllimin dashakeq të armiqve të Danielit.
-