-
Zbulohet koha e ardhjes së MesisëKushtoju vëmendje profecive të Danielit!
-
-
Gabrieli i thotë Danielit: «Shtatëdhjetë javë janë përcaktuar mbi popullin tënd dhe mbi qytetin tënd të shenjtë, që t’i jepet fund shkeljes, të asgjësohet mëkati, të bëhet shlyerja për gabime dhe për të sjellë drejtësinë për kohë të pacaktuara, dhe për të vënë një vulë mbi vizionin e profetin, dhe për të mirosur të Shenjtën e të Shenjtave.
-
-
Zbulohet koha e ardhjes së MesisëKushtoju vëmendje profecive të Danielit!
-
-
Kjo do të ndodhte brenda «shtatëdhjetë javësh». Përderisa Gabrieli nuk përmend ditë, këto javë nuk janë javë me shtatë ditë secila, që do të ishin baras me 490 ditë, pra vetëm një vit e një të tretën. Rindërtimi i parathënë i Jerusalemit «me një shesh publik dhe hendek» zgjati shumë më tepër se kaq. Këto javë janë javë vitesh. Fakti që secila javë është shtatë vjet e gjatë sugjerohet nga disa përkthime moderne. Për shembull, «shtatëdhjetë javë vitesh» është një përkthim që tregohet në një shënim të bërë për Danielin 9:24 në Tanakh: Shkrimet e Shenjta, botuar nga Shoqata e Botimeve Judaike. Në një përkthim tjetër thuhet: «Shtatëdhjetë javë vitesh janë paracaktuar për popullin tënd dhe për qytetin tënd të shenjtë.» (An American Translation) Përkthime të ngjashme gjenden edhe në përkthimet e bëra nga Mofat dhe Rotherham.
-
-
Zbulohet koha e ardhjes së MesisëKushtoju vëmendje profecive të Danielit!
-
-
Interesante është që një Bibël (The Holy Bible—New Century Version) thotë: «Perëndia ka urdhëruar katërqind e nëntëdhjetë vjet për popullin tënd dhe qytetin tënd të shenjtë.» Pas mërgimit dhe vuajtjeve të tyre në Babiloni për 70 vjet, judenjtë do të përjetonin favorin e veçantë nga Perëndia për 490 vjet ose 70 vjet shumëzim për 7.
-