-
Mbretërit ndërluftues i afrohen fundit të tyreKushtoju vëmendje profecive të Danielit!
-
-
FUSHATA PËRFUNDIMTARE
20. Si e përshkruan engjëlli fushatën përfundimtare të mbretit të veriut?
20 Rivaliteti mes mbretit të veriut dhe mbretit të jugut, qoftë me anë të mjeteve ushtarake, ekonomike apo të ndonjë lloji tjetër, po i afrohet fundit. Duke zbuluar hollësitë e një konflikti që ende duhet të ndodhë, engjëlli i Jehovait tha: «Do të ketë raporte që do ta shqetësojnë atë [mbretin e veriut], nga lindja e diellit dhe nga veriu dhe ai me siguri do të dalë me një tërbim të madh, që t’i asgjësojë dhe t’ia kushtojë shumë veta shkatërrimit.
-
-
Mbretërit ndërluftues i afrohen fundit të tyreKushtoju vëmendje profecive të Danielit!
-
-
21. Çfarë duhet të mësojmë akoma rreth mbretit të veriut?
21 Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në dhjetor të vitit 1991, mbreti i veriut pësoi një sprapsje serioze. Kush do të jetë ky mbret, kur të përmbushet Danieli 11:44, 45? A do të identifikohet ai si një prej shteteve që ishin pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik? Apo do ta ndryshojë krejtësisht identitetin, siç ka bërë disa herë më parë? A do të rezultojë zhvillimi i armëve bërthamore nga kombe të tjera në një garë të re armatimi dhe a do të ketë kjo ndonjë ndikim mbi identitetin e atij mbreti? Këtyre pyetjeve do t’u japë përgjigje vetëm koha. Nuk është gjë e mençur të hamendemi në lidhje me këtë. Kur mbreti i veriut të nisë fushatën e tij përfundimtare, përmbushja e profecisë do të dallohet qartë nga të gjithë ata që kanë një mendjehollësi të bazuar në Bibël.—Shiko «Mbretërit në kapitullin 11 të Danielit», në faqen 284.
22. Cilat pyetje ngrihen rreth sulmit përfundimtar nga ana e mbretit të veriut?
22 Megjithatë, ne e dimë se cilin veprim do të ndërmarrë së shpejti mbreti i veriut. I nxitur prej raporteve «nga lindja e diellit dhe nga veriu», ai do të drejtojë një fushatë ‘që të asgjësojë shumë veta’. Kundër kujt drejtohet kjo fushatë? Cilat «raporte» do të bëjnë që të shpërthejë një sulm i tillë?
I ALARMUAR NGA RAPORTE SHQETËSUESE
23. (a) Cila ngjarje e jashtëzakonshme duhet të ndodhë përpara Harmagedonit? (b) Kush janë «mbretërit nga lindja e diellit»?
23 Shqyrto atë që thotë libri i Zbulesës për fundin e Babilonisë së Madhe, perandorisë botërore të fesë së rreme. Përpara «luftës së ditës madhështore të Perëndisë së Plotfuqishëm», Harmagedonit, ky armik i madh i adhurimit të vërtetë «do të digjet krejtësisht me zjarr». (Zbulesa 16:14, 16; 18:2-8) Shkatërrimi i saj simbolizohet nga derdhja e kupës së gjashtë të zemërimit të Perëndisë në lumin simbolik Eufrat. Lumi është tharë, që «të përgatitet rruga për mbretërit nga lindja e diellit». (Zbulesa 16:12) Kush janë këta mbretër? Askush tjetër veç Perëndisë Jehova dhe Jezu Krishtit!—Krahaso Isainë 41:2; 46:10, 11.
24. Cili akt i Jehovait mund ta shqetësojë mbretin e veriut?
24 Shkatërrimi i Babilonisë së Madhe përshkruhet në mënyrë të gjallë në librin e Zbulesës, ku thuhet: «Të dhjetë brirët që pe [mbretërit që sundojnë në kohën e fundit] dhe bisha e egër [Kombet e Bashkuara], këto do ta urrejnë laviren, do ta bëjnë të shkretuar dhe lakuriq, do t’i përlajnë pjesët e saj mishore dhe do ta djegin krejtësisht me zjarr.» (Zbulesa 17:16) Pse do ta shkatërrojnë sundimtarët Babiloninë e Madhe? Sepse ‘Perëndia e vuri në zemrën e tyre që të kryejnë mendimin e tij’. (Zbulesa 17:17) Mes këtyre sundimtarëve përfshihet edhe mbreti i veriut. Ajo që dëgjoi ai «nga lindja e diellit», mund t’i referohet fare mirë këtij veprimi të Jehovait, kur ai vë në zemrat e udhëheqësve njerëzorë asgjësimin e lavires së madhe fetare.
-
-
Mbretërit ndërluftues i afrohen fundit të tyreKushtoju vëmendje profecive të Danielit!
-
-
26. Siç tregohet nga profecia e Ezekielit, cili mund të jetë burimi i lajmit «nga veriu»?
26 Edhe Ezekieli, një bashkëkohës i Danielit, profetizoi për një sulm mbi popullin e Perëndisë «në pjesën përfundimtare të ditëve». Ai tha se veprimet luftarake do të filloheshin nga Gogu i Magogut, domethënë nga Satana Djalli. (Ezekieli 38:14, 16) Nga cili drejtim, duke folur simbolikisht, vjen Gogu? «Nga pjesët më të largëta të veriut»,—thotë Jehovai, nëpërmjet Ezekielit. (Ezekieli 38:15) Sado i egër të jetë ky sulm, nuk ka për ta shkatërruar popullin e Jehovait. Kjo ndeshje dramatike do të jetë rezultat i një manovre strategjike nga ana e Jehovait, për të asgjësuar forcat e Gogut. Kështu, Jehovai i thotë Satanait: «Me siguri do të . . . vë çengela në nofullat e tua dhe do të të nxjerr.» «Do të të . . . bëj të dalësh nga pjesët më të largëta të veriut dhe do të të sjell mbi malet e Izraelit.» (Ezekieli 38:4; 39:2) Prandaj, lajmi «nga veriu» që tërbon mbretin e veriut duhet ta ketë burimin nga Jehovai. Por se çfarë do të përmbajë së fundi raporti «nga lindja e diellit dhe nga veriu» mund ta përcaktojë vetëm Perëndia dhe vetëm koha do ta tregojë.
27. (a) Pse do t’i nxitë Gogu kombet, përfshirë edhe mbretin e veriut, që të sulmojnë popullin e Jehovait? (b) Cili do të jetë rezultati i sulmit të Gogut?
27 Sa për Gogun, ai organizon sulmin e tij total për shkak të begatisë së «Izraelit të Perëndisë», që bashkë me «shumicën e madhe» të «deleve të tjera» nuk janë më pjesë e botës. (Galatasve 6:16; Zbulesa 7:9; Gjoni 10:16; 17:15, 16; 1. Gjonit 5:19) Gogu shikon me sy të keq «një popull të mbledhur së bashku nga kombet, një popull që po akumulon pasuri dhe prona [frymore]». (Ezekieli 38:12) Duke e konsideruar gjendjen frymore të të krishterëve si një «vend fshatar të hapur», që mund të pushtohet lehtë, Gogu bën një përpjekje maksimale për ta fshirë nga faqja e dheut këtë pengesë që nuk e lejon të ketë kontroll të plotë mbi njerëzimin. Por ai dështon. (Ezekieli 38:11, 18; 39:4) Kur mbretërit e tokës, përfshirë edhe mbretin e veriut, të sulmojnë popullin e Jehovait, do të ‘shkojnë deri në fundin e tyre’.
‘MBRETI DO TË SHKOJË DERI NË FUNDIN E TIJ’
28. Çfarë dimë rreth të ardhmes së mbretit të veriut dhe mbretit të jugut?
28 Fushata përfundimtare e mbretit të veriut nuk drejtohet kundër mbretit të jugut. Prandaj, mbretit të veriut nuk i vjen fundi nga duart e rivalit të tij të madh. Ngjashëm, mbreti i jugut nuk shkatërrohet nga mbreti i veriut. Mbreti i jugut shkatërrohet, «jo nga dorë [njerëzore]», me anë të Mbretërisë së Perëndisë.a (Danieli 8:25) Në fakt, në betejën e Harmagedonit, të gjithë mbretërit tokësorë do të hiqen me anë të Mbretërisë së Perëndisë dhe me sa duket kjo është ajo që i ndodh mbretit të veriut. (Danieli 2:44) Danieli 11:44, 45 përshkruan disa ngjarje që çojnë në këtë betejë përfundimtare. S’është për t’u habitur që kur mbreti i veriut të ndodhet përballë fundit të tij, «nuk do të ketë asnjë ndihmues»!
-