-
Merrni zemër dhe vërini krahët punësKulla e Rojës—2006 | 15 Prill
-
-
18. Çfarë gjërash na presin, sipas kapitullit të 14-të të Zakarisë?
18 Zakaria përshkroi shkatërrimin e Babilonisë së Madhe, që do të pasohet nga lufta e Harmagedonit. Aty lexojmë: «Ajo do të kthehet në një ditë që do të njihet si dita e Jehovait. Nuk do të jetë as ditë, as natë, dhe në mbrëmje do të bëhet dritë.» Po, dita e Jehovait do të jetë vërtet një ditë e errët dhe e zymtë për armiqtë e tij këtu në tokë! Por, për adhuruesit besnikë të tij, do të jetë një ditë me dritë dhe miratim të përhershëm.
-