-
Të ruajmë paqen dhe pastërtinë e kongregacionitTë organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
-
-
Por, në rast se nuk të dëgjon, [2] merr me vete edhe një ose dy të tjerë, që çdo çështje të vendoset nga dëshmia e dy a tre dëshmitarëve.
-
-
Të ruajmë paqen dhe pastërtinë e kongregacionitTë organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
-
-
18 Në qoftë se nuk arrin ta fitosh duke folur «vetëm për vetëm» dhe duke i treguar hapur ku ka gabuar, atëherë mund të veprosh siç tha Jezui, «merr me vete edhe një ose dy të tjerë» dhe fol përsëri me vëllanë. Edhe ata që merr me vete duhet të kenë synimin që ta fitojnë vëllanë. Do të ishte mirë që këta të jenë dëshmitarë të shkeljes së supozuar, por nëse nuk ka dëshmitarë okularë, mund të kërkosh një a dy veta që të jenë dëshmitarë të bisedës. Ata ndoshta kanë përvojë për çështjen në fjalë dhe mund të arrijnë të përcaktojnë nëse ka ndodhur vërtet një shkelje. Pleqtë që zgjidhen si dëshmitarë nuk përfaqësojnë kongregacionin, sepse trupi i pleqve nuk i ka caktuar në mënyrë specifike për këtë.
-