-
Mbreti rafinon frymësisht popullin e tijMbretëria e Perëndisë qeveris!
-
-
1-3. Çfarë bëri Jezui kur pa se tempulli ishte i ndotur?
JEZUI e respektonte shumë tempullin në Jerusalem, sepse e dinte që tempulli kishte qenë për një kohë të gjatë qendra e adhurimit të vërtetë në tokë. Ky adhurim—adhurimi i Perëndisë së shenjtë, Jehovait—duhet të jetë i pastër dhe i kulluar. Imagjino si u ndie Jezui kur shkoi në tempull më 10 nisan të vitit 33 të e.s., dhe pa se ishte i ndotur. Çfarë po ndodhte?—Lexo Mateun 21:12, 13.
2 Në oborrin e jojudenjve, tregtarë lakmitarë dhe këmbyes parash po përfitonin nga adhuruesit që vinin në tempull për t’i paraqitur blatime Jehovait.a Jezui i «flaku jashtë të gjithë ata që shitnin e blinin atje, [dhe] përmbysi tryezat e këmbyesve të parave». (Krahaso Neheminë 13:7-9.) Ai i dënoi këta njerëz egoistë, se e kishin kthyer shtëpinë e Atit në «shpellë kusarësh». Kështu Jezui tregoi se e respektonte tempullin dhe Atë që adhurohej në të. Adhurimi ndaj Atit duhej mbajtur i pastër!
-
-
Mbreti rafinon frymësisht popullin e tijMbretëria e Perëndisë qeveris!
-
-
a Vizitorët judenj duhej të përdornin valutë të caktuar që të paguanin taksën vjetore të tempullit, prandaj këmbyesit e parave vendosnin tarifa për këmbimin e monedhave. Veç kësaj, vizitorëve ndoshta u duhej të blinin kafshë për blatim. Jezui i quajti tregtarët ‘kusarë’, ngaqë ata vendosnin tarifa marramendëse.
-