-
«Plot gëzim dhe frymë të shenjt뻑Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
-
-
KAPITULLI 11
«Plot gëzim dhe frymë të shenjtë»
Shembulli i Pavlit kur u përball me njerëz armiqësorë e indiferentë
Bazuar te Veprat 13:1-52
1, 2. Ç’kishte të veçantë udhëtimi që do të bënin Barnaba dhe Sauli, e si do t’i përmbushte shërbimi i tyre fjalët e Veprave 1:8?
PËR kongregacionin e Antiokisë ishte një ditë e gëzueshme. Nga gjithë profetët dhe mësuesit e atjeshëm, fryma e shenjtë zgjodhi Barnabën dhe Saulin që ta çonin lajmin e mirë në vende të largëta.a (Vep. 13:1, 2) Vërtet, edhe më parë ishin dërguar burra të kualifikuar, por ata kishin shkuar në zona ku krishterimi tashmë kishte zënë rrënjë. (Vep. 8:14; 11:22) Kësaj here, Barnaba dhe Sauli, së bashku me Gjon Markun që do të shërbente si ndihmës, do të dërgoheshin në vende ku njerëzit në përgjithësi nuk e kishin dëgjuar lajmin e mirë.
2 Rreth 14 vjet më parë, Jezui u kishte thënë dishepujve: «Do të jeni dëshmitarët e mi në Jerusalem, në mbarë Judenë, në Samari e deri në skajin më të largët të tokës.» (Vep. 1:8) Emërimi i Barnabës dhe i Saulit si misionarë do të ndihmonte të përmbusheshin fjalët profetike të Jezuit.b
Të ndarë veç për «veprën» (Veprat 13:1-12)
3. Pse në shekullin e parë ishte e vështirë të bëje udhëtime të gjata?
3 Sot, falë shpikjeve të tilla si automjetet dhe avionët, brenda një a dy orësh njerëzit mund të shkojnë shumë larg. Por në shekullin e parë të e.s. nuk ishte kështu. Në atë kohë udhëtohej kryesisht më këmbë, shpesh në terrene të vështira. Një ditë udhëtim, duke ecur ndoshta për 30 kilometra, ishte sfilitës.c Kështu, ndonëse s’ka dyshim se Barnaba dhe Sauli pritnin me padurim të fillonin caktimin, me siguri e kuptonin se kjo do të kërkonte mjaft përpjekje e vetëmohim.—Mat. 16:24.
4. (a) Si u zgjodhën Barnaba dhe Sauli e si reaguan bashkëbesimtarët ndaj atij emërimi? (b) Si mund t’i mbështetim ata që marrin caktime teokratike?
4 Po pse fryma e shenjtë tha në mënyrë specifike të ndanin veç Barnabën dhe Saulin që të bënin «veprën»? (Vep. 13:2) Bibla nuk e shpjegon. Por dimë se zgjedhjen e këtyre burrave e drejtoi fryma e shenjtë. S’ka asnjë tregues që profetët dhe mësuesit e tjerë në Antioki ta kishin kundërshtuar këtë vendim. Përkundrazi, e mbështetën plotësisht emërimin. Mendo si duhet të ishin ndier Barnaba dhe Sauli teksa vëllezërit e tyre, pa asnjë gjurmë smire, «agjëruan e u lutën, . . . vunë duart mbi ta dhe i nisën». (Vep. 13:3) Edhe ne duhet të mbështetim ata që marrin caktime teokratike, ndër të cilët edhe burrat e emëruar si mbikëqyrës kongregacioni. Në vend që t’i kemi smirë ata që marrin privilegje të tilla, duhet ‘t’i çmojmë shumë dhe t’i nderojmë me dashuri për punën e tyre’.—1 Sel. 5:13.
5. Përshkruaj çfarë përfshinte predikimi në ishullin e Qipros.
5 Pasi ecën deri në Seleuki, një port pranë Antiokisë, Barnaba dhe Sauli lundruan drejt ishullit të Qipros, një udhëtim rreth 200 kilometra.d Barnaba, me prejardhje qipriote, pa dyshim mezi priste t’u çonte lajmin e mirë njerëzve atje. Si mbërritën në Salaminë, një qytet në bregun lindor të ishullit, ata s’humbën asnjë çast, por menjëherë «nisën të shpallnin fjalën e Perëndisë në sinagogat e judenjve».e (Vep. 13:5) Barnaba dhe Sauli i ranë kryq e tërthor Qipros, ndoshta duke predikuar në qytetet kryesore ku kalonin. Në varësi të rrugës që morën, ata misionarë mund të kenë ecur rreth 160 kilometra.
6, 7. (a) Kush ishte Sergj Pali dhe pse Bar-Jezui u orvat ta pengonte të dëgjonte lajmin e mirë? (b) Si iu përgjigj Sauli kundërshtimit të Bar-Jezuit?
6 Qiproja e shekullit të parë ishte zhytur në adhurimin e rremë. Kjo doli në pah sidomos kur Barnaba dhe Sauli mbërritën në Pafo, në bregun perëndimor të ishullit. Atje takuan «një burrë jude me emrin Bar-Jezu, që ishte magjistar e profet i rremë. Ai ishte me prokonsullin Sergj Pal, një burrë i zgjuar».f Në shekullin e parë, shumë romakë të kulturuar, madje edhe «një burrë i zgjuar» si Sergj Pali, shpesh i kërkonin ndihmë një magjistari ose astrologu për vendimet e rëndësishme. Gjithsesi, mesazhi i Mbretërisë i zgjoi kureshtjen Sergj Palit, që «kërkoi me ngulm të dëgjonte fjalën e Perëndisë». Kjo s’i shkoi për shtat Bar-Jezuit, i njohur edhe me titullin Elim, që do të thotë «magjistar».—Vep. 13:6-8.
7 Bar-Jezui iu kundërvu mesazhit të Mbretërisë. E vetmja mënyrë për të mbrojtur pozitën e tij të fuqishme si këshilltar i Sergj Palit, ishte ‘ta pengonte prokonsullin të besonte’. (Vep. 13:8) Por Sauli s’do të rrinte duarkryq e të shihte një magjistar t’ia largonte vëmendjen Sergj Palit. Çfarë bëri? Tregimi thotë: «Sauli, që quhej edhe Pavël, i mbushur me frymë të shenjtë, e pa ngultas [Bar-Jezuin] dhe i tha: ‘O njeri i mbushur me çdo lloj mashtrimi e poshtërsie, ti, bir i Djallit e armik i çdo gjëje të drejtë, pse i shtrembëron mësimet e drejta të Jehovait?! E pra, tani, dora e Jehovait është kundër teje, dhe ti do të jesh i verbër e nuk do ta shohësh për njëfarë kohe dritën e diellit.’ Mjegull e dendur dhe errësirë ra në çast mbi të, dhe ai shkonte rreth e përqark duke kërkuar ndonjë që ta merrte për dore.»g Cili ishte rezultati i kësaj mrekullie? «Kur pa se ç’ndodhi, prokonsulli u bë besimtar, pasi u mahnit nga mësimi i Jehovait.»—Vep. 13:9-12.
8. Si ta imitojmë sot guximin e Pavlit?
8 Pavli nuk pati frikë nga Bar-Jezui. As ne s’duhet të sprapsemi kur kundërshtarët orvaten t’u minojnë besimin atyre që tregojnë interes për mesazhin e Mbretërisë. Natyrisht, shprehjet tona duhet të jenë «gjithnjë të hijshme e të lezetuara me kripë». (Kolos. 4:6) Por, në të njëjtën kohë, bëjmë çmos të ndihmojmë një të interesuar të vazhdojë të mësojë për Jehovain edhe kur kjo i zemëron të tjerët. Gjithashtu, as nuk duhet të stepemi nga frika e të mos demaskojmë fenë e rreme, e cila vazhdon ‘të shtrembërojë mësimet e drejta të Jehovait’ siç bëri Bar-Jezui. (Vep. 13:10) Si Pavli, le ta shpallim të vërtetën me guxim e të kërkojmë njerëzit me zemër të sinqertë. Ndonëse mbështetja e Jehovait mund të mos jetë aq e dukshme sa në rastin e Pavlit, të jemi të sigurt se Ai do të përdorë frymën e shenjtë për t’i tërhequr drejt së vërtetës ata që e meritojnë.—Gjoni 6:44.
Një «fjalë inkurajimi» (Veprat 13:13-43)
9. Cilin shembull të shkëlqyer lanë Pavli dhe Barnaba për ata që marrin drejtimin sot në kongregacione?
9 Kur burrat u larguan nga Pafoja e nisën lundrimin për në Pergë, në brigjet e Azisë së Vogël, rreth 250 kilometra me rrugë detare, ndodhi një ndryshim. Te Veprat 13:13, grupi identifikohet si «Pavli bashkë me shokët e tij». Këto fjalë sugjerojnë se tani Pavli merrte drejtimin në aktivitetet e grupit. Por s’ka asnjë tregues që Barnaba të jetë bërë ziliqar për Pavlin. Përkundrazi, dy burrat vazhduan të punonin së bashku për të kryer vullnetin e Perëndisë. Pavli dhe Barnaba lanë një shembull të shkëlqyer për ata që marrin drejtimin sot në kongregacione. Në vend që të konkurrojnë kush e kush të shquhet më tepër, të krishterët mbajnë në mendje fjalët e Jezuit: «Jeni të gjithë vëllezër.» Më tej ai tha: «Kushdo që e lartëson veten, do të përulet, dhe kushdo që e përul veten, do të lartësohet.»—Mat. 23:8, 12.
10. Përshkruaj udhëtimin nga Perga në Antioki të Pisidisë.
10 Sapo mbërritën në Pergë, Gjon Marku i la Pavlin e Barnabën dhe u kthye në Jerusalem. Arsyeja e kësaj ikjeje të papritur nuk shpjegohet. Pavli dhe Barnaba vazhduan rrugën, dhe nga Perga shkuan në Antioki të Pisidisë, një qytet në provincën e Galatisë. Udhëtimi s’ishte i lehtë, pasi Antiokia e Pisidisë është rreth 1.100 metra mbi nivelin e detit. Shtigjet malore të rrezikshme njiheshin edhe për banditët e shumtë që sulmonin udhëtarët. Sikur të mos mjaftonte kjo, ka të ngjarë që në këtë moment Pavli të kishte disa probleme shëndetësore.h
11, 12. Si ia zgjoi interesin Pavli auditorit në sinagogën e Antiokisë së Pisidisë?
11 Në Antioki të Pisidisë, Pavli dhe Barnaba hynë në sinagogë ditën e Sabatit. Tregimi thotë: «Pasi u lexua Ligji dhe Profetët, të parët e sinagogës u çuan fjalë: ‘Burra, vëllezër, nëse keni ndonjë fjalë inkurajimi për popullin, thuajeni!’» (Vep. 13:15) Pavli u ngrit të fliste.
12 Iu drejtua me këto fjalë auditorit: «Burra, izraelitë dhe ju të tjerë që e nderoni thellësisht Perëndinë.» (Vep. 13:16) Auditori i Pavlit përbëhej nga judenj e prozelitë. Si ua zgjoi interesin atyre dëgjuesve, të cilët nuk e pranonin rolin e Jezuit në qëllimin e Perëndisë? Fillimisht i bëri një përmbledhje historisë së kombit jude. Shpjegoi se si Jehovai ‘e lartësoi popullin kur banonte në dhé të huaj, në Egjipt’ dhe se si, pasi e çliroi, ‘e duroi në shkretëtirë’ për 40 vjet. Gjithashtu, Pavli tregoi si arritën izraelitët të merrnin në zotërim Tokën e Premtuar dhe si Jehovai ‘ua dha vendin e Kananit si trashëgimi’. (Vep. 13:17-19) Disa kanë sugjeruar se Pavli mund t’u jetë referuar fragmenteve nga Shkrimet që sapo ishin lexuar me zë, siç bëhej çdo Sabat. Po të jetë kështu, ky është një shembull tjetër që tregon se Pavli dinte si të bëhej «çdo gjë për njerëz të çdo lloji».—1 Kor. 9:22.
13. Si t’u prekim zemrën dëgjuesve tanë?
13 Edhe ne duhet të përpiqemi t’ua bëjmë tërheqës mesazhin atyre që u predikojmë. Për shembull, kur dimë cilës fe i përkasin, mund të zgjedhim tema që do t’u interesonin më tepër. Gjithashtu, mund të citojmë pjesë të Biblës që ata ndoshta i njohin. Mund të jetë e efektshme t’u themi të lexojnë nga Bibla e tyre. Të kërkojmë mënyra që t’u prekim zemrën dëgjuesve tanë.
14. (a) Si e prezantoi Pavli lajmin e mirë për Jezuin dhe ç’paralajmërim dha? (b) Si reaguan njerëzit ndaj fjalimit të Pavlit?
14 Më tej Pavli shpjegoi se si linja e mbretërve izraelitë çonte te ‘një shpëtimtar, Jezui’, pararendësi i të cilit ishte Gjon Pagëzori. Pastaj përshkroi si e kishin vrarë Jezuin dhe si ishte ngritur nga të vdekurit. (Vep. 13:20-37) «Dijeni . . . se nëpërmjet tij ju është shpallur falja e mëkateve—tha Pavli.—Me anë të tij, kushdo që beson, shpallet i pafaj.» Në fund apostulli i paralajmëroi dëgjuesit: «Kini kujdes, pra, të mos ju ndodhë ajo që është thënë te Profetët: ‘Shihni o përbuzës, ju do të çuditeni dhe nuk do të jeni më, sepse në ditët tuaja po bëj një vepër, të cilën nuk do ta besoni kurrsesi, edhe sikur ndokush t’jua tregojë me hollësi.’» Reagimi i njerëzve ndaj fjalimit të Pavlit ishte mahnitës. Bibla thotë: «Populli iu përgjërua që t’u flitnin për këto gjëra edhe Sabatin tjetër.» Veç kësaj, pasi njerëzit u larguan nga sinagoga, «shumë judenj dhe prozelitë që adhuronin Perëndinë, ndoqën Pavlin dhe Barnabën».—Vep. 13:38-43.
«Ne po shkojmë te kombet» (Veprat 13:44-52)
15. Ç’ndodhi Sabatin tjetër pas fjalimit të Pavlit?
15 Sabatin tjetër, «pothuajse i gjithë qyteti» u mblodh të dëgjonte Pavlin. Kjo nuk u pëlqeu disa judenjve, që «nisën t’u kundërviheshin me fjalë blasfemuese gjërave që thoshte Pavli». Ai dhe Barnaba u shprehën me guxim: «Fjala e Perëndisë duhej t’ju thuhej më parë juve. Por, meqë po e hidhni poshtë dhe po tregoheni të padenjë për jetën e përhershme, ja, ne po shkojmë te kombet, sepse Jehovai na urdhëroi me këto fjalë: ‘Të kam caktuar si dritë të kombeve, që të çosh shpëtimin deri në skajet e tokës.’»—Vep. 13:44-47; Isa. 49:6.
16. Si reaguan judenjtë ndaj fjalëve të forta të misionarëve, dhe si iu përgjigjën kundërshtimit Pavli e Barnaba?
16 Dëgjuesit jojudenj u gëzuan, dhe «të gjithë ata që ishin të prirur për jetën e përhershme, u bënë besimtarë». (Vep. 13:48) Shpejt, fjala e Jehovait u përhap në mbarë vendin. Kurse judenjtë reaguan krejt ndryshe. Në fakt, misionarët u shpallën se ndonëse fjala e Perëndisë u ishte thënë më parë atyre, tani i priste gjykimi i Perëndisë meqë kishin zgjedhur të hidhnin poshtë Mesinë. Judenjtë shtynë gratë e shquara dhe të parët e qytetit që «të nxitnin përndjekje kundër Pavlit dhe Barnabës, dhe i flakën jashtë kufijve të qytetit». Si reaguan ata të dy? «Shkundën pluhurin e këmbëve si dëshmi kundër tyre dhe shkuan në Ikoni.» A shënoi kjo fundin e krishterimit në Antiokinë e Pisidisë? Aspak! Dishepujt që mbetën në qytet, «ishin plot gëzim dhe frymë të shenjtë».—Vep. 13:50-52.
17-19. Si mund ta imitojmë shembullin e shkëlqyer që lanë Pavli e Barnaba, e si do të na e shtojë kjo gëzimin?
17 Mund të nxjerrim një mësim të vlefshëm nga mënyra si iu përgjigjën kundërshtimit këta të krishterë besnikë. Ne nuk e ndalim predikimin as kur njerëzit e pushtetshëm të botës përpiqen të na pengojnë që të shpallim lajmin e mirë. Vër re se, kur banorët e Antiokisë nuk e pranuan mesazhin, Pavli dhe Barnaba «shkundën pluhurin e këmbëve». Ky veprim nuk tregonte zemërim, por lirim nga përgjegjësia. Ata misionarë e kuptuan se nuk e kishin në dorë reagimin e të tjerëve, ama kishin në dorë nëse do të vazhdonin të predikonin. Prandaj shkuan në Ikoni.
18 Po me dishepujt në Antioki, ç’ndodhi? Vërtet jetonin në një territor armiqësor, por gëzimi i tyre nuk varej nga reagimi i të tjerëve. Jezui tha: «Lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë!» (Luka 11:28) Pikërisht kështu vendosën të bënin dishepujt në Antiokinë e Pisidisë.
19 Ashtu si Pavli e Barnaba, le të mbajmë gjithnjë parasysh se kemi përgjegjësinë të predikojmë lajmin e mirë. Do ta pranojnë apo jo mesazhin, varet nga dëgjuesit tanë. Nëse njerëzit duken indiferentë ndaj predikimit tonë, mund të mësojmë nga dishepujt e shekullit të parë. Po ta vlerësojmë të vërtetën e po të lejojmë të na drejtojë fryma e shenjtë, edhe ne mund të gëzojmë pavarësisht nga kundërshtimi.—Gal. 5:18, 22.
a Shih kutinë «Barnaba, ‘bir i ngushëllimit’».
b Në këtë periudhë, tashmë ekzistonin kongregacione në vende të largëta, si për shembull në Antioki të Sirisë, rreth 550 kilometra në veri të Jerusalemit.
d Në shekullin e parë, një anije mund të përshkonte rreth 160 kilometra në ditë, nëse era frynte në drejtimin e duhur. Në kushte të vështira, ky udhëtim mund të zgjaste shumë më tepër.
e Shih kutinë «Në sinagogat e judenjve».
f Qiproja ishte nën sundimin e Senatit të Romës. Administratori kryesor i ishullit ishte një guvernator province i rangut të prokonsullit.
g Që nga ky moment, Sauli përmendet me emrin Pavël. Disa kanë sugjeruar se këtë emër romak e mori për nder të Sergj Palit. Por Pavli e mbajti këtë emër edhe pasi u largua nga Qiproja dhe kjo tregon se nuk e mori emrin për nder të Sergj Palit. Ai vendosi të përdorte emrin e tij romak meqë u dërgua si «apostull i kombeve». Emrin Pavël mund ta ketë mbajtur edhe ngaqë shqiptimi grek i emrit të tij hebraik Saul, është shumë i ngjashëm me një fjalë greke që ka ngjyrim negativ.—Rom. 11:13.