-
Kush do të na ndajë nga dashuria e Perëndisë?Kulla e Rojës—2001 | 15 Tetor
-
-
14. Përse Pavli ishte i bindur për dashurinë e Perëndisë, me gjithë vështirësitë që mund të pësojnë të krishterët?
14 Lexoni Romakëve 8:38, 39. Çfarë e bindi Pavlin se asgjë nuk mund t’i ndante të krishterët nga dashuria e Perëndisë? Pa dyshim, përvojat personale kur ishte në shërbim ia përforcuan Pavlit bindjen se vështirësitë nuk mund të ndikojnë në dashurinë që ka Perëndia për ne. (2 Korintasve 11:23-27; Filipianëve 4:13) Gjithashtu, Pavli kishte njohuri për qëllimin e përjetshëm të Jehovait dhe se si kishte vepruar ai në të kaluarën me popullin e Tij. A mundet vdekja në vetvete të dalë fitimtare mbi dashurinë e Perëndisë për ata që i kanë shërbyer atij me besnikëri? Aspak! Këta persona besnikë që vdesin do të vazhdojnë të jetojnë në kujtesën e përsosur të Perëndisë dhe ai do t’i ringjallë në kohën e duhur.—Luka 20:37, 38; 1 Korintasve 15:22-26.
-
-
Kush do të na ndajë nga dashuria e Perëndisë?Kulla e Rojës—2001 | 15 Tetor
-
-
As «lartësia, as thellësia» nuk e pengon dashurinë e Perëndisë, siç theksoi Pavli. Po, asgjë që mund të ketë prirjen të na shkurajojë, si edhe asgjë që ka prirjen të ushtrojë një ndikim më të lartë mbi ne, nuk mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë. Po ashtu, asnjë krijesë tjetër nuk mund ta prishë marrëdhënien e Krijuesit me shërbëtorët e tij besnikë. Dashuria e Perëndisë nuk dështon kurrë, ajo është e përhershme.—1 Korintasve 13:8.
-