-
Të arrijmë fitoren kundër dobësisë njerëzoreKulla e Rojës—2001 | 15 Mars
-
-
4. Cilën këshillë, të dokumentuar te 1 Korintasve 10:12, 13, dha Pavli?
4 Kur u shkroi të krishterëve që jetonin në Korint, një qytet i njohur për zvetënimin moral, Pavli dha një paralajmërim realist kundër tundimit dhe fuqisë së mëkatit. Ai tha: «Ai që mendon se po qëndron në këmbë, le të hapë sytë që të mos bjerë.
-
-
Të arrijmë fitoren kundër dobësisë njerëzoreKulla e Rojës—2001 | 15 Mars
-
-
Të mos jemi tepër të sigurt te vetja
5. Përse është e rrezikshme siguria e tepërt te vetja?
5 Pavli thotë: «Ai që mendon se po qëndron në këmbë, le të hapë sytë që të mos bjerë.» Siguria e tepërt te vetja në lidhje me forcën tonë morale është e rrezikshme. Ajo tregon një mungesë kuptueshmërie për natyrën dhe fuqinë e mëkatit. Duke qenë se njerëz, si Moisiu, Davidi, Solomoni dhe apostulli Pjetër ranë në mëkat, a duhet të mendojmë se ne nuk jemi të prekshëm? (Numrat 20:2-13; 2 Samuelit 11:1-27; 1 Mbretërve 11:1-6; Mateu 26:69-75) «Njeriu i urtë i trembet së keqes dhe largohet prej saj, por budallai zemërohet dhe është fodull [i sigurt te vetja, BR]»,—thuhet te Fjalët e urta 14:16. Për më tepër, Jezui tha: «Fryma është gati, por mishi është i dobët.» (Mateu 26:41) Meqenëse asnjë njeri i papërsosur nuk është i paprekshëm nga dëshirat e korruptuara, duhet ta marrim seriozisht paralajmërimin e Pavlit dhe t’i bëjmë ballë tundimit, ose, përndryshe, do të rrezikojmë të biem.—Jeremia 17:9.
6. Kur dhe si duhet të përgatitemi për tundimin?
6 Është e mençur të përgatitemi për problemet që mund të ndodhin papritur. Mbreti Asa e kuptoi se periudha e paqes ishte koha e duhur për të ndërtuar strukturat mbrojtëse. (2 Kronikave 14:2, 6, 7) Ai e dinte se në çastin e sulmit do të ishte shumë vonë për t’u përgatitur. Në mënyrë të ngjashme, vendimet se çfarë duhet të bëjmë kur lindin tundimet merren më mirë me gjakftohtësi, në çastet paqësore e pa probleme. (Psalmi 63:6) Danieli dhe shokët e tij me frikë Perëndie e morën vendimin për t’i qëndruar besnikë ligjit të Jehovait para se t’u bëhej presioni për të ngrënë ushqimet e zgjedhura të mbretit. Për këtë arsye, nuk ngurruan t’u përmbaheshin bindjeve të tyre dhe të mos merrnin ushqim të papastër. (Danieli 1:8) Le ta forcojmë vendosmërinë tonë për të qëndruar të pastër moralisht, para se të lindin rrethanat tunduese. Atëherë do të jemi në gjendje t’i bëjmë ballë mëkatit.
-