Ndonëse Pashka s’ishte një pamje paraprake e Përkujtimit, disa veçori të saj janë domethënëse për ne. Për shembull, apostulli Pavël e quajti Jezuin ‘[qengji] i pashkës sonë’. (1Ko 5:7) Ashtu si gjaku i qengjit i spërkatur në kornizat e dyerve shpëtoi jetë, edhe gjaku i Jezuit shpëton jetë. (Da 12:12, 13) Përveç kësaj, qengjit të Pashkës nuk i thyen asnjë kockë. Edhe Jezuit nuk i thyen asnjë kockë, ndonëse thyerja e kockave ishte e zakonshme në ekzekutime të tilla.—Da 12:46; Gjo 19:31-33, 36.