-
Gjarprit i shtypet kokaZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Pastaj e hodhi në humnerë, e mbylli dhe e vulosi humnerën mbi të, që të mos i mashtronte më kombet, derisa të mbaronin një mijë vjetët. Pas këtyre gjërave, ai do të zgjidhet për pak kohë.»—Zbulesa 20:1-3.
-
-
Gjarprit i shtypet kokaZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Ky gllabërues famëkeq, mashtrues, shpifës e kundërshtar, do të lidhet me zinxhirë dhe do të hidhet «në humnerë». Më pas, ajo do të mbyllet dhe do të vuloset hermetikisht që ai ‘të mos i mashtrojë më kombet’. Satanai do të lihet në humnerë për një mijë vjet dhe gjatë kësaj kohe ai do të ndikojë mbi njerëzimin aq sa mund të ndikojë një i burgosur nga një birucë e thellë. Engjëlli i humnerës do t’i heqë plotësisht Satanait çdo lloj kontakti me Mbretërinë e drejtësisë. Ç’lehtësim për njerëzimin!
-
-
Gjarprit i shtypet kokaZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
7. (a) Në ç’gjendje do të jenë Satanai dhe demonët e tij kur të hidhen në humnerë, dhe si e dimë? (b) A janë e njëjta gjë Hadesi dhe humnera? (Shih shënimin.)
7 A do të jenë aktivë Satanai dhe demonët e tij gjatë kohës që do të jenë në humnerë? Sill ndër mend bishën me ngjyrë të kuqe të ndezur e me shtatë koka, e cila «ishte, por nuk është, e megjithatë është gati të ngjitet nga humnera». (Zbulesa 17:8) Kur gjendej në humnerë, ajo ‘nuk ishte’. Si të thuash, nuk funksiononte më, ishte e palëvizshme, e vdekur në çdo kuptim. Në mënyrë të ngjashme, apostulli Pavël tha për Jezuin: «Kush do të zbresë në humnerë? Domethënë, që ta ngrejë Krishtin lart nga të vdekurit.» (Romakëve 10:7) Kur gjendej në atë humnerë, Krishti ishte i vdekur.a Prandaj, është e arsyeshme të themi se gjatë atij mijëvjeçari që do të hidhen në humnerë, Satanai dhe demonët e tij do të jenë në një gjendje joaktiviteti ngjashëm vdekjes.
-