-
Gjarprit i shtypet kokaZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Ata shkuan përpara mbi gjerësinë e tokës dhe rrethuan kampin e të shenjtëve dhe qytetin e dashur.»—Zbulesa 20:7-9a.
-
-
Gjarprit i shtypet kokaZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
24. (a) Ç’është ‘qyteti i dashur’ dhe si mund të rrethohet ai? (b) Ç’përfaqëson ‘kampi i të shenjtëve’?
24 ‘Qyteti i dashur’ duhet të jetë qyteti për të cilin Jezu Krishti i ngritur në lavdi foli me dishepujt e tij te Zbulesa 3:12 dhe që ai e quajti ‘qyteti i Perëndisë tim—Jerusalemi i ri, i cili zbret nga qielli prej Perëndisë tim’. Por, meqë kjo është një organizatë qiellore, si ka mundësi që ta ‘rrethojnë’ këto forca tokësore? Në kuptimin që ato rrethojnë «kampin e të shenjtëve». Kampi ngrihet jashtë qytetit; prandaj, ‘kampi i të shenjtëve’ duhet të paraqitë ata që ndodhen në tokë, jashtë vendndodhjes qiellore të Jerusalemit të Ri, dhe që mbështetin besnikërisht qeverinë e Jehovait. Kur rebelët e drejtuar nga Satanai të sulmojnë këta besnikë, për Zotërinë Jezu do të jetë njësoj si të kenë sulmuar atë vetë. (Mateu 25:40, 45) «Kombet» do të përpiqen të shkatërrojnë gjithçka që Jerusalemi i Ri qiellor ka bërë për ta kthyer tokën në parajsë. Prandaj, duke sulmuar «kampin e të shenjtëve», ato do të kenë sulmuar edhe «qytetin e dashur».
Liqeni i zjarrit e i squfurit
25. Si e përshkroi Gjoni fundin e sulmit të rebelëve kundër ‘kampit të të shenjtëve’ dhe ç’do të thotë kjo për Satanain?
25 A do të ketë sukses kjo përpjekje e fundit e Satanait? Sigurisht që jo—ashtu sikurse nuk do të ketë sukses edhe sulmi që Gogu i Magogut do të ndërmarrë në kohën tonë kundër Izraelit frymor! (Ezekieli 38:18-23) Ja përshkrimi i gjallë që i bëri Gjoni fundit të tyre: «Por nga qielli zbriti zjarr dhe i përpiu.
-