-
JanesiGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
JANESI
Kundërshtar i Moisiut, me të cilin Pavli krahason apostatët që i kundërvihen së vërtetës. (2Ti 3:8, 9) Janesi dhe Jambresi, ‘marrëzia e të cilëve u bë e qartë për të gjithë’, nuk përmenden në Shkrimet Hebraike. Megjithatë, në përgjithësi pranohet se ata ishin dy nga njerëzit e rëndësishëm të oborrit të faraonit, ndoshta priftërinj që merreshin me magji, të cilët iu kundërvunë Moisiut dhe Aaronit në shumë raste që u paraqitën atje. (Da 7:11, 12, 22; 8:17-19; 9:11) Traditat që e mbështetin këtë opinion janë shumë më tepër se ato që e hedhin poshtë. Burime jo të krishtere, si Numeni, Plini Plaku, Luc Apulei, një shkrim nga Kumrani, Targumi i Jonatanit dhe disa shkrime apokrife, përmendin të gjitha njërin prej tyre ose të dy.
-