KIDONI
Emri i pronarit të lëmit ose i vetë lëmit ku Jehovai goditi Uzahun. Kjo ndodhi gjatë përpjekjes së izraelitëve për ta çuar arkën e dëshmisë jo në mënyrën e duhur nga Kiriat-Jearimi në Qytetin e Davidit. Me sa duket, lëmi ndodhej mes këtyre dy vendeve dhe afër shtëpisë së Obed-Edomit. (1Kr 13:6-14) Vendndodhja e lëmit nuk dihet me saktësi. Tregimi paralel te 2 Samuelit 6:6 flet për ‘Nakonin’, dhe kjo mund të tregojë se njëri tregim përdor emrin e vendit ku ndodhej lëmi, kurse tjetri përdor emrin e pronarit të lëmit. Pas ndodhisë së përmendur më sipër, vendi u quajt Perez-Uzah, që do të thotë «një e çarë kundër Uzahut».