ABIASAFI
[ati (im) ka mbledhur].
Një nga tre bijtë e levitit Korah dhe pasardhës i Kehathit. (Da 6:16-24) Ishte vëllai i Elkanahut dhe i Asirit. Me sa duket quhet Ebiasaf te 1 Kronikave 6:37 e mbase edhe te 1 Kronikave 9:19 e 1 Kronikave 6:23.
Duket se bijtë e Korahut nuk u rebeluan me të atin dhe shokët e tij, Datanin dhe Abiramin, kundër Moisiut e Aaronit. Pra, ata nuk vdiqën bashkë me të atin në atë kohë. (Nu 26:9-11) Ja pse më vonë «bijtë e Korahut» përmenden në mbishkrimet e shumë Psalmeve (42, 44-49, 84, 85, 87, 88), ndonëse në thelb kjo shprehje do të thotë «pasardhësit e Korahut» ose «shtëpia e Korahut».