-
Perëndia i vërtetë parathotë çlirimProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
19, 20. (a) Në ç’mënyrë Jehovai e çon drejt një kulmi çështjen që ka ngritur? (b) Çfarë gjërash që të ngrohin zemrën profetizon Jehovai për popullin e tij dhe kush do të jetë mjeti i tij për t’i realizuar të gjitha këto?
19 Tani, Jehovai e çon argumentin e tij ligjor drejt një kulmi të fuqishëm. Ai është gati të paraqesë përgjigjen e tij në provën më të vështirë të hyjnisë, e cila ka të bëjë me aftësinë për të parathënë me saktësi të ardhmen. Një studiues i Biblës i quajti pesë vargjet vijuese të kapitullit 44 të Isaisë një «poemë e epërsisë së Perëndisë së Izraelit», të vetmit Krijues, të vetmit Zbulues të së ardhmes dhe të shpresës së Izraelit për çlirim. Fragmenti arrin dalëngadalë kulmin e tij dramatik, duke shpallur emrin e njeriut që do të çlironte kombin nga Babilonia.
20 «Kështu ka thënë Jehovai, Riblerësi juaj dhe Formuesi juaj që në bark: ‘Unë, Jehovai, po bëj të gjitha gjërat, duke shtrirë qiejt vetë dhe duke nderë tokën. Kush ishte me mua? Unë bëj të dështojnë shenjat e atyre që bëjnë fjalime boshe, jam Ai që i bëj shortarët të veprojnë marrëzisht; Ai që kthen mbrapsht njerëzit e mençur, Ai që kthen, madje, njohurinë e tyre në budallallëk; Ai që bën të vërtetohet fjala e shërbëtorit të tij dhe Ai që kryen plotësisht këshillën e lajmëtarëve të vet; Ai që thotë për Jerusalemin: ‘Do të banohet’ dhe për qytetet e Judës: ‘Do të rindërtohen dhe do të ngre vendet e saj të shkretuara’; Ai që i thotë thellësisë ujore: ‘Avullohu dhe unë do të thaj të gjithë lumenjtë e tu’; Ai që thotë për Kirin: ‘Ai është bariu im dhe të gjitha ato që më kënaqin, ai do t’i kryejë plotësisht’; madje edhe thënien time për Jerusalemin: ‘Do të rindërtohet’ dhe për tempullin: ‘Do të hidhen themelet e tua.’»—Isaia 44:24-28.
-
-
Perëndia i vërtetë parathotë çlirimProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
22. Përshkruani se si avullon lumi Eufrat?
22 Parashikuesit e pafrymëzuar, zakonisht nuk guxojnë të jenë tepër specifikë në parashikimet e tyre, nga frika se mos koha i nxjerr gënjeshtarë. Ndryshe nga këta, nëpërmjet Isaisë, Jehovai zbulon, madje, emrin e njeriut që do të përdorë për ta çliruar popullin e tij nga robëria, me qëllim që të kthehen në vendin e tyre e të ndërtojnë Jerusalemin dhe tempullin. Emri i tij është Kir dhe ai njihet si Kiri i Madh i Persisë. Gjithashtu, Jehovai jep hollësi rreth strategjisë që do të përdorë Kiri për të depërtuar nëpër sistemin masiv e të ndërlikuar mbrojtës të Babilonisë. Babilonia do të jetë e mbrojtur nga mure të larta dhe nga kanale ujore që e përshkojnë qytetin mespërmes dhe rreth e qark. Kiri do ta kthejë elementin kryesor të atij sistemi—lumin Eufrat—në favor të tij. Sipas historianëve të lashtë, Herodot dhe Ksenofon, në një pikë të lumit Eufrat mbi Babiloninë, Kiri u ndërroi drejtimin ujërave të tij, derisa niveli i lumit u ul aq sa ushtarët e tij mund të kalonin lirisht nëpër të. Për sa i përket aftësisë së tij për të mbrojtur Babiloninë, Eufrati i fuqishëm avullon.
23. Çfarë dëshmie ka për përmbushjen e profecisë sipas së cilës Kiri do të çlironte Izraelin?
23 Ç’të themi për premtimin se Kiri do të çlirojë popullin e Perëndisë dhe se do të marrë masa që Jerusalemi dhe tempulli të rindërtohen? Vetë Kiri, në një shpallje zyrtare të regjistruar në Bibël, deklaron: «Kështu thotë Kiri, mbret i Persisë: ‘Zoti, Perëndia i qiejve, më ka dhënë tërë mbretëritë e dheut. Ai më ka urdhëruar t’i ndërtoj një shtëpi në Jerusalem, që është në Judë. Kush nga ju i përket popullit të tij? Zoti, Perëndia i tij, qoftë me të; le të shkojë në Jerusalem, që ndodhet në Judë dhe të rindërtojë shtëpinë e Zotit, Perëndisë të Izraelit, Perëndia që është në Jerusalem.’» (Ezdra 1:2, 3, Dio) Fjala e Jehovait e thënë nëpërmjet Isaisë përmbushet plotësisht!
-