-
Danieli: Libër në gjyqKushtoju vëmendje profecive të Danielit!
-
-
ÇËSHTJA E MONARKUT QË MUNGONTE
7. (a) Pse referimet që i bëheshin Belshazarit te Danieli, ishin për një kohë të gjatë të preferuara nga kritikët e Biblës? (b) Ç’u bë me nocionin se Belshazari ishte thjesht një personazh i trilluar?
7 Danieli shkroi se kur ra qyteti i Babilonisë, mbreti që sundonte ishte Belshazari, një «bir» i Nabukodonosorit. (Danieli 5:1, 11, 18, 22, 30) Për një kohë të gjatë, kritikët e sulmuan këtë pohim, sepse emri i Belshazarit nuk gjendej asgjëkundi përveçse në Bibël. Në vend të tij, si mbret të fundit babilonas, historianët e lashtë identifikuan Nabonidin, pasues i Nabukodonosorit. Kështu, në vitin 1850, Ferdinand Hitsig tha se ishte e qartë që Belshazari qe pjellë e imagjinatës së shkrimtarit. Por, a nuk të duket paksa i nxituar mendimi i Hitsigut? Në fund të fundit, fakti që ky mbret nuk përmendet, e sidomos në një periudhë për të cilën pranohet se dokumentimi historik ishte i rrallë, a do të provonte me të vërtetë se ai s’ka ekzistuar kurrë? Sidoqoftë, në vitin 1854, në rrënojat e qytetit të lashtë babilonas të Urit, ku sot ndodhet Iraku i Jugut, u nxorën disa cilindra të vegjël argjile. Në këto dokumente me shkrim kuneiform të mbretit Nabonid, gjendej një lutje për «Bel-sar-usurin, birin tim të madh». Edhe kritikëve iu desh ta pranonin: ky ishte Belshazari i librit të Danielit.
8. Si ka dalë i vërtetë përshkrimi që i bën Danieli Belshazarit si mbret që mbretëronte?
8 Por megjithatë, kritikët nuk ishin të kënaqur. «Kjo nuk provon asgjë»,—shkroi kritiku H. F. Talbot. Ai ngriti akuzën se biri për të cilin flet mbishkrimi mund të ketë qenë thjesht një fëmijë, ndërsa Danieli e paraqet si një mbret që sundon. Por vetëm një vit pas botimit të vërejtjeve të Talbotit, u nxorën më shumë pllaka, në të cilat shkruhej se Belshazari kishte pasur sekretarë dhe një personel shtëpie. E pra, ky Belshazar s’ishte fëmijë! Së fundi, këtë çështje e sqaruan plotësisht disa pllaka të tjera, në të cilat thuhej se Nabonidi largohej nga Babilonia për vite të tëra. Në këto pllaka tregohej edhe se gjatë këtyre periudhave, ai ia «besonte mbretërimin» e Babilonisë birit të tij të madh (Belshazarit). Gjatë kësaj kohe, Belshazari ishte faktikisht mbret, bashkëregjent me të atin.b
-
-
Danieli: Libër në gjyqKushtoju vëmendje profecive të Danielit!
-
-
b Kur ra Babilonia, Nabonidi nuk ishte aty. Kështu që në atë kohë, si mbret përshkruhet me të drejtë Belshazari. Kritikët kapen pas çikërrimash, duke thënë se dokumentet jofetare nuk i japin Belshazarit titullin zyrtar të mbretit. Gjithsesi, dëshmitë e lashta lënë të kuptohet se në atë kohë, edhe një qeveritar mund të konsiderohej nga populli si mbret.
-