-
DariGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Meqë kishte pushtet administrativ, Dari emëroi 120 satrapë anembanë mbretërisë. Mbi ta vuri tre zyrtarë të lartë, të cilët mbronin interesat e mbretit. Ka shumë të ngjarë që ky organizim të jetë bërë për qëllime financiare, pasi detyra kryesore e satrapëve ishte të vilnin taksa e haraçe për arkën e shtetit. (Krahaso Ezd 4:13.) Një nga zyrtarët e lartë ishte Danieli, që dallohej ndër zyrtarët e tjerë dhe satrapët, aq sa Dari kishte ndër mend ta bënte kryeministër. Siç duket nga zilia, por ndoshta edhe nga inati që integriteti i Danielit frenonte korruptimin dhe ryshfetet, dy zyrtarët e tjerë të lartë, bashkë me satrapët, thurën një komplot. Ata hynë plot zhurmë te mbreti dhe i kërkuan të nënshkruante një dekret që gjoja e kishin miratuar gjithë funksionarët e lartë (por Danielin nuk e përmendën). Për 30 ditë, ai dekret do të ndalonte t’i drejtoheshin «lutje ndonjë perëndie a njeriu tjetër» përveç Darit. Ata propozonin që kush e shkelte ligjin, të hidhej në gropën e luanëve. Dukej sikur dekreti do të forconte pozitën e Darit, një i huaj që ishte bërë rishtas mbret i perandorisë, e sikur tregonte besnikërinë dhe përkrahjen e funksionarëve që e kishin propozuar.—Dn 6:1-3, 6-8.
-
-
DariGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Dokumentet historike tregojnë se, që nga kohët e lashta, mbretërit e Mesopotamisë konsideroheshin si perëndi dhe adhuroheshin. Shumë komentues mendojnë se dekreti i Darit që ndalonte t’i drejtoheshin «lutje» dikujt, përfshinte vetëm lutjet me natyrë fetare, jo kërkesat ose lutjet në përgjithësi. Ekzistenca e një ‘grope luanësh’ në Babiloni është në harmoni me dëshmitë e mbishkrimeve të lashta që tregojnë se sundimtarët e Lindjes shpesh kishin kopshte zoologjike me kafshë të egra. Për këtë, një vepër referimi thotë: «Dihet se persët trashëguan nga mbretërit asirianë zakonin për t’i mbajtur këto kafshë në kopshtet e tyre zoologjike.»—Soncino Books of the Bible, Danieli, Ezdra dhe Nehemia, f. 49, nga A. Koheni, Londër, 1951.
-