DURA
Rrafshina ku Nabukodonosori ngriti një shëmbëlltyrë prej ari.—Dn 3:1.
Në Bibël tregohet se ndodhej «në provincën e Babilonisë», pra nuk duhet të ketë qenë larg atij qyteti. Për këtë arsye, ndër vendet e shumta të propozuara, disa studiues pranojnë si vendndodhjen më të mundshme Tulul-Durën, 10 km në juglindje të Babilonisë. Atje u zbulua një pirg rrënojash me tulla, me gjerësi 14 m nga të katër anët, dhe disa kanë ngritur hipotezën se ky ishte piedestali i shëmbëlltyrës së Nabukodonosorit. Prapëseprapë, termi në gjuhën akadiane duru, që do të thotë «qark», «mur» ose «vend i rrethuar me mure», shfaqet shpesh në emrat e vendeve të rajonit të Mesopotamisë, ndaj deri më sot ka qenë e pamundur të identifikohet me siguri vendndodhja.