MËSIMI 02
Bibla jep shpresë
Kudo në botë njerëzit kalojnë probleme që u shkaktojnë mërzi, ankth dhe dhembje. Mos vallë me raste je ndier edhe ti njësoj? Mbase po vuan ngaqë je sëmurë ose të ka vdekur një njeri i dashur. Ndoshta vret mendjen: «Kur do të shoh ndonjë ditë të bardhë?» Bibla ka një përgjigje të kënaqshme për pyetjen tënde.
1. Çfarë shprese jep Bibla?
Bibla jo vetëm shpjegon pse bota është plot me halle, por edhe jep lajmin e mirë se së shpejti të gjitha problemet do të marrin fund. Ajo premton «një të ardhme plot shpresë». (Lexo Jereminë 29:11, 12.) Kjo shpresë na ndihmon të përballojmë problemet e të jemi të lumtur që tani. Premtimet e Biblës na sigurojnë se do të jemi të lumtur përgjithmonë.
2. Cilën të ardhme premton Bibla?
Bibla flet për një kohë kur «nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje». (Lexo Zbulesën 21:4.) Problemet që na e bëjnë jetën të vështirë—si varfëria, padrejtësitë, sëmundjet dhe vdekja—nuk do të ekzistojnë më. Bibla premton se njerëzit do të gëzojnë jetën përgjithmonë në një tokë parajsore.
3. Si të sigurohesh se premtimet e Biblës do të bëhen realitet?
Shumë njerëz shpresojnë për një të ardhme më të mirë, por s’janë të sigurt nëse do të jetë vërtet ashtu. Ama ndryshon puna me premtimet e Biblës. Që t’u besosh fjalëve të saj, ‘duhet t’i shqyrtosh me kujdes Shkrimet’. (Veprat 17:11) Ndërsa e njeh më mirë Biblën, do ta kesh më kollaj të vendosësh nëse mund t’u besosh premtimeve të saj.
SHQYRTO MË TEJ
Le të shqyrtojmë disa nga premtimet e Biblës për të ardhmen dhe si po i ndihmon shpresa e Biblës njerëzit që sot.
4. Bibla premton jetë përgjithmonë, pa asnjë vuajtje
Hidhi një sy listës së mëposhtme me premtime nga Bibla. Cilat premtime ke më shumë dëshirë të realizohen? Pse?
Lexo shkrimet në krah të secilit premtim dhe mendo për këto pyetje:
A të japin shpresë këto shkrime? A mendon se mund t’u japin shpresë edhe familjarëve e miqve të tu?
Përfytyroje veten në një botë ku
ASNJË . . . |
TË GJITHË . . . |
---|---|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
5. Shpresa e Biblës të ndryshon jetën
Shumë veta ndihen përtokë ose të inatosur për shkak të problemeve. Disa luftojnë me mish e me shpirt që t’i ndryshojnë gjërat për mirë. Shih se si i ndihmon njerëzit që sot premtimi i Biblës se gjërat do të përmirësohen. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet e mëposhtme:
Ç’gjë e padrejtë e shqetësonte Rafikën?
Ndonëse kjo padrejtësi nuk mori fund, si e ndihmoi Bibla Rafikën?
Shpresa e Biblës për të ardhmen mund të na ndihmojë t’i luftojmë ndjenjat negative dhe t’i përballojmë me sukses problemet. Lexoni Proverbat 17:22 dhe Romakëve 12:12 e më pas diskutoni për këto pyetje:
A mendon se shpresa e Biblës për të ardhmen mund të ta përmirësojë jetën që tani? Pse?
DISA THONË: «Premtimet e Biblës janë thjesht fjalë të bukura.»
Pse është e rëndësishme t’i shqyrtosh vetë provat se premtimet e Biblës do të realizohen?
PËRMBLEDHJE
Bibla na jep shpresë dhe na ndihmon t’i përballojmë problemet duke na premtuar një të ardhme të lumtur.
Si do të përgjigjeshe?
Pse njerëzit kanë nevojë për shpresë?
Çfarë thotë Bibla për të ardhmen?
Si të ndihmon që tani shpresa për të ardhmen?
EKSPLORO
Mëso si të jep forcë shpresa, kur kalon probleme.
Zbulo si mund t’i ndihmojë shpresa për të ardhmen ata që vuajnë nga sëmundje kronike.
«Vuaj nga një sëmundje kronike—A mund të më ndihmojë Bibla?» (Artikull në jw.org)
Kur të shikosh këtë video muzikore, përfytyroje veten dhe familjen duke jetuar në tokën parajsore që premton Bibla.
Lexo si ndryshoi jeta e një aktivisti kur mësoi për shpresën që jep Bibla.
«Nuk mendoj më se duhet ta ndryshoj unë botën» (Kulla e Rojës, 1 korrik 2013)