-
4 | Triumfo mbi urrejtjen me ndihmën e PerëndisëKulla e Rojës 2022 (Për publikun) | Nr. 1
-
-
Mësimi i Biblës:
«Fryti i frymës së shenjtë është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, zemërmirësia, mirësia, besimi, butësia, vetëkontrolli.»—GALATASVE 5:22, 23.
Ç’do të thotë:
Rrethin vicioz të urrejtjes mund ta luftojmë me ndihmën e Perëndisë. Falë frymës së tij të shenjtë mund të zhvillojmë cilësi që s’mund t’i zhvillojmë kurrsesi vetë. Prandaj është më mirë të mbështetemi te ndihma që siguron Perëndia për të luftuar urrejtjen, sesa te forcat tona. Nëse veprojmë kështu, do të përjetojmë atë që provoi vetë apostulli Pavël: «Për çdo gjë kam forcë falë atij që më jep fuqi.» (Filipianëve 4:13) Atëherë do të themi me plot gojën: «Ndihma më vjen nga Jehovai.»—Psalmi 121:2.
-