-
Libri biblik numër 48—Galatasve«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
-
-
12. (a) Sipas cilës gjë duhet të ecin tani galatasit? (b) Cilin kontrast të rëndësishëm bën Pavli?
12 As rrethprerja, as parrethprerja s’do të thotë gjë, shpjegon Pavli, por ai që ka rëndësi, është besimi që vepron nëpërmjet dashurisë. I gjithë Ligji përmbushet në thënien: «Duaje të afërmin tënd si veten.» Vazhdoni të ecni sipas frymës, sepse «nëse drejtoheni nga fryma, nuk jeni nën ligj». Pavli paralajmëron të ruhen nga veprat e mishit, «se ata që praktikojnë gjëra të tilla, nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë». Në kontrast të qartë me të, ai përshkruan frytin e frymës, kundër të cilit nuk ka ligj, dhe shton: «Nëse jetojmë sipas frymës, sipas frymës edhe të vazhdojmë të ecim në mënyrë të rregullt» dhe të heqim frymën e unit dhe zilinë.—5:14, 18, 21, 25.
-
-
Libri biblik numër 48—Galatasve«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
-
-
15. Ç’dobi u solli letra kongregacioneve të Galatisë dhe cili parim shërben si udhërrëfyes për të krishterët sot?
15 Letra ishte e dobishme për kongregacionet e Galatisë, sepse vërtetonte qartësisht lirinë e tyre në Krishtin dhe diskreditonte ata që shtrembëronin lajmin e mirë. Ajo bëri të qartë se njeriu shpallet i drejtë nëpërmjet besimit dhe se për të shpëtuar nuk është më e nevojshme rrethprerja. (2:16; 3:8; 5:6) Lënia mënjanë e këtyre dallimeve sipas mishit, shërbeu për të bashkuar judenj dhe jojudenj në një kongregacion të vetëm. Liria nga Ligji nuk duhej të shërbente si shkas për t’u dhënë pas dëshirave të mishit, sepse ishte ende i vlefshëm parimi: «Duaje të afërmin tënd si veten.» Ky parim vazhdon të shërbejë si një udhërrëfyes edhe për të krishterët sot.—5:14.
-