Kapitulli 23
Organizata e dukshme e Perëndisë
1. Çfarë thotë Bibla mbi organizatën e padukshme të Perëndisë?
PËRSE MUND të jemi të sigurt se Perëndia ka një organizatë të dukshme? Një nga arsyet është se ka një organizatë të padukshme. Jehovai krijoi kerubinët, serafinët dhe shumë engjëj të tjerë, që të kryenin vullnetin e tij në qiej. (Zanafilla 3:24; Isaia 6:2, 3; Psalmi 103:20) Jezu Krishti është arkengjëll, në krye dhe mbi të gjithë ata. (1. Selanikasve 4:16; Juda 9; Zbulesa 12:7) Bibla thotë se engjëjt janë të organizuar «në frone apo zotërime apo qeveri apo autoritete.» (Kolosianëve 1:16; Efesianëve 1:21) Të gjithë ata u shërbejnë urdhrave të Jehovait, duke kryer bashkërisht detyrat që u ka besuar.—Danieli 7:9, 10; Jobi 1:6; 2:1.
2. Si tregon mënyra në të cilën Perëndia ka krijuar universin material, se ai i kushton rëndësi të madhe organizimit?
2 Një ide të rëndësisë që Jehovai i kushton organizimit, e krijojmë kur shqyrtojmë krijimin e tij material. Për shembull, në gjithësi gjenden me miliarda yje që janë të organizuar në grupe të mëdha të quajtura galaktika. Këto galaktika lëvizin në mënyrë të rregullt në hapësirë dhe po kështu bëjnë edhe yjet e vetmuar dhe planetet brenda galaktikave. Planeti ynë Toka, për shembull, çdo vit bën një rrotullim rreth Diellit, yllit tonë më të afërt, saktësisht në 365 ditë, 5 orë, 48 minuta e 45.51 sekonda. Po, universi fizik është shumë i organizuar.
3. Ç’mësojmë nga organizimi i shkëlqyeshëm që ekziston në mes të krijesave të padukshme të Perëndisë dhe në universin e tij material?
3 A mësojmë diçka nga organizimi i mrekullueshëm që ekziston në mes të krijesave të padukshme të Perëndisë dhe në universin e tij material? Po, mësojmë se Jehovai është Perëndi i organizimit. Një Perëndi i tillë, me siguri nuk do t’i linte pa udhëheqje dhe organizim ata që e duan me të vërtetë mbi tokë.
ORGANIZATA E DUKSHME E PERËNDISË—DIKUR DHE TANI
4, 5. Si e dimë se në kohën e Abrahamit dhe të kombit të Izraelit Perëndia e udhëhiqte popullin e tij në mënyrë të organizuar?
4 Bibla tregon se Jehovai gjithmonë i ka udhëhequr shërbëtorët e tij në mënyrë të organizuar. Për shembull, burra besnikë si Abrahami, i udhëhiqnin familjet dhe shërbëtorët e tyre në adhurimin e Jehovait. Jehovai ia bëri të njohur vullnetin e tij, duke folur me të. (Zanafilla 12:1) Mandej, Perëndia e udhëzoi që këto informata t’ia ndërmjetësonte edhe të tjerëve, duke thënë: «Atë (Abrahamin) e kam zgjedhur që t’i mësojë fëmijët e tij dhe familjen e tij të ardhme, se si do të ecë rrugës së Jehovait.» (Zanafilla 18:19, St) Ky ishte një udhëzim i rregullt për një grup njerëzish që të adhuronin Jehovain në mënyrë të pranueshme.
5 Më vonë, kur izraelitët u shumuan në numër dhe u bënë miliona, Jehovai nuk lejoi që secili ta adhuronte në mënyrën e vet, në mënyrë të pavarur nga çdo lloj rregullimi i organizuar. Jo, izraelitët u bënë një komb adhuruesish të organizuar. Kombi i Izraelit u quajt «kongregacioni i Jehovait.» (Numrat 20:4; 1. Kronikat 28:8) Sikur të kishe qenë atëherë adhurues i vërtetë i Jehovait, do të ishe pjesë përbërëse e atij kongregacioni adhuruesish dhe jo të ndaheshe prej tij.—Psalmi 147:19, 20.
6. (a) Si tregoi Perëndia se favori i tij ishte mbi ithtarët e Krishtit? (b) Cilat fakte ekzistuese tregojnë se të krishterët ishin të organizuar?
6 Si ishte gjendja në shekullin e parë? Bibla tregon se favori i Jehovait ishte mbi ithtarët e Birit të tij, Jezu Krishtit. Jehovai derdhi mbi ta frymën e tij të shenjtë. Për të treguar se tani përdorte këtë organizatë të krishterë dhe jo më kombin e Izraelit, Perëndia u dha disa prej të krishterëve të parë fuqinë për të shëruar të sëmurët, të ringjallnin të vdekurit e të kryenin mrekulli të tjera. Nuk mund të lexohen Shkrimet e Krishtere Greke e të të mos lërë përshtypje fakti se të krishterët ishin të organizuar në adhurim. Në fakt, kishin urdhër të mblidheshin për këtë qëllim. (Hebrenjve 10:24, 25) Pra, sikur të kishe qenë adhurues i vërtetë i Jehovait në shekullin e parë, do të duhej të ishe pjesë e organizatës së tij të krishterë.
7. Si e dimë se Jehovai nuk ka përdorur kurrë më tepër se një organizatë?
7 A ka përdorur Jehovai në çfarëdo kohe më shumë se një organizatë? Në kohën e Noes, Perëndia mbrojti vetëm atë dhe ata që ishin me të në arkë; vetëm ata e mbijetuan përmbytjen. (1. Pjetrit 3:20) As në shekullin e parë nuk ka pasur dy apo më tepër organizata të krishtere. Perëndia komunikonte vetëm me një organizatë. Kishte vetëm «një Zotëri, një besim, një pagëzim.» (Efesianëve 4:5) Në të njëjtën mënyrë, Jezu Krishti paratha se edhe në kohën tonë do të kishte vetëm një burim mësimi frymor për popullin e Perëndisë.
8. Si tregoi Jezui se edhe në kohën tonë do të ekzistonte mbi Tokë vetëm një organizatë e dukshme e Perëndisë?
8 Duke folur për praninë e tij në fuqinë e Mbretërisë, Jezui tha: «Kush është në të vërtetë skllavi besnik dhe i matur që zotëria i tij e ka vendosur mbi shtëpiakët e vet për t’iu dhënë atyre ushqim në kohën e duhur? Lum ai skllav nëse zotëria i tij, kur të vijë, ta gjejë duke bërë ashtu. Me të vërtetë po ju them, do ta vendosë mbi gjithë pronën e tij.» (Mateu 24:45-47) Kur u kthye në fuqinë e Mbretërisë më 1914, a gjeti Krishti ndonjë grup njerëzish, ndonjë «skllav besnik e të matur», të dhënë pas përkujdesjes së «ushqimit» apo informacioneve frymore? Po, gjeti një «skllav» të tillë, të përbërë nga mbetja e 144.000 «vëllezërve» të tij mbi tokë. (Zbulesa 12:10; 14:1, 3) Dhe prej 1914, miliona njerëz e kanë pranuar «ushqimin» e përkujdesur prej tyre dhe kanë filluar të praktikojnë me ta fenë e vërtetë. Kjo organizatë e shërbëtorëve të Perëndisë është e njohur me emrin Dëshmitarë të Jehovait.
9. (a) Përse shërbëtorët e Perëndisë mbajnë emrin Dëshmitarë të Jehovait? (b) Përse ata i quajnë vendet e tyre të adhurimit Salla të Mbretërisë?
9 Dëshmitarët e Jehovait kërkojnë të ndjekin udhëheqjen e Perëndisë e të Fjalës së tij në gjithçka që bëjnë. Vetë emri i tyre, Dëshmitarë të Jehovait, tregon se aktiviteti i tyre kryesor është dhënia e dëshmisë mbi emrin dhe Mbretërinë e Perëndisë Jehova, siç bëri Krishti. (Gjoni 17:6; Zbulesa 1:5) Veç kësaj, vendin ku mblidhen për adhurim e quajnë «Salla e Mbretërisë», sepse Mbretëria e Perëndisë e ndërtuar prej Mesisë apo Krishtit, është tema e gjithë Biblës. Pasi është e dukshme se krishterimi i shekullit të parë kishte miratimin e Perëndisë, Dëshmitarët e Jehovait ndjekin modelin e organizimit të tyre. Le të shqyrtojmë shkurtimisht atë organizatë të parë të krishterë dhe të dallojmë ngjashmërinë e saj me organizatën e sotme të dukshme të Perëndisë.
MODELI I SHEKULLIT TË PARË
10. Cilat ishin disa nga karakteristikat e organizatës së krishterë në shekullin e parë?
10 Kudo që të ishin, të krishterët e shekullit të parë mblidheshin në grupe për të adhuruar. Ato kongregacione mblidheshin rregullisht për të qenë bashkë e për të studiuar. (Hebrenjve 10:24, 25) Aktiviteti i tyre kryesor ishte predikimi dhe mësimi mbi Mbretërinë e Perëndisë, siç kishte bërë Krishti. (Mateu 4:17; 28:19, 20) Nëse një pjesëtar i kongregacionit ndërmerrte një mënyrë të gabuar jetese, përjashtohej nga kongregacioni.—1. Korintasve 5:9-13; 2. Gjonit 10, 11.
11, 12. (a) Ç’tregon se kongregacionet e para të krishtere merrnin udhëzime dhe udhëhiqeshin nga apostujt dhe «pleqtë» në Jeruzalem? (b) Çfarë nënkuptohet me udhëheqje «teokratike»? (c) Cili ishte rezultati i pranimit nga ana e kongregacioneve të kësaj udhëheqjeje?
11 A ishin, vallë, kongregacionet e krishtere të shekullit të parë të pavarura njëra nga tjetra? A vendoste secila në mënyrën e vet? Jo. Bibla tregon se ishin të bashkuara në besimin e vetëm të krishterë. Të gjitha kongregacionet udhëhiqeshin dhe udhëzoheshin nga i njëjti burim. Në fakt, kur lindi një debat mbi çështjen e rrethprerjes, kongregacionet dhe individët e veçantë nuk vendosën në mënyrën e tyre. Apostulli Pavël, Barnaba dhe disa të tjerë, u ngarkuan «të ngjiteshin në Jeruzalem prej apostujve dhe pleqve për atë debat.» Kur ata burra të pjekur, me ndihmën e fjalës së Perëndisë dhe «frymës së shenjtë» të tij, morën vendimet e tyre, dërguan njerëz besnikë për të informuar kongregacionet.—Veprat 15:2, 27-29.
12 Cili ishte rezultati i kësaj udhëheqjeje apo direktive të kongregacioneve në mënyrë teokratike, d.m.th. që vinte prej Perëndisë? Bibla thotë: «Tani, ndërsa (apostulli Pavël dhe shokët e tij) udhëtonin nëpër qytete, u transmetonin atyre që ishin në to, me qëllim që t’i zbatonin, dekretet e nxjerra prej apostujve dhe pleqve në Jeruzalem. Prandaj, në të vërtetë, kongregacionet ishin bërë të vendosura në besim dhe rriteshin në numër nga dita në ditë.» (Veprat 16:4, 5) Të gjitha kongregacionet bashkëpunuan me vendimin e atij trupi udhëheqës pleqsh në Jeruzalem dhe besimi i tyre u rrit.
UDHËHEQJA TEOKRATIKE SOT
13. (a) Nga cili vend në Tokë dhe përmes cilit grup njerëzish udhëhiqet sot organizata e dukshme e Perëndisë? (b) Çfarë lidhje ka mes Trupit Udhëheqës dhe «skllavit besnik dhe të matur»?
13 Edhe sot organizata e dukshme e Perëndisë udhëhiqet dhe drejtohet në mënyrë teokratike. Në selinë qendrore të Dëshmitarëve të Jehovait në New York, gjendet një trup udhëheqës, i përbërë prej pleqsh të krishterë nga anë të ndryshme të tokës, që mbikëqyr veprimtaritë botërore të popullit të Perëndisë. Ky trup udhëheqës përbëhet nga pjesëtarë të «skllavit besnik dhe të matur». Shërben si zëdhënës i këtij «skllavi besnik».
14. Ku mbështetet Trupi Udhëheqës i popullit të Perëndisë në marrjen e vendimeve të veta?
14 Anëtarët e Trupit Udhëheqës, ashtu si apostujt dhe pleqtë e Jeruzalemit, kanë përvojë shumëvjeçare në shërbim të Perëndisë. Por në marrjen e vendimeve, ata nuk mbështeten në mençurinë njerëzore. Pasi udhëhiqen në mënyrë teokratike, ndjekin shembullin e trupit të parë udhëheqës të Jeruzalemit, vendimet e të cilit mbështeteshin mbi Fjalën e Perëndisë dhe merreshin nën udhëheqjen e frymës së shenjtë.—Veprat 15:13-17, 28, 29.
UDHËHEQJA E NJË ORGANIZATE MBARË BOTËRORE
15. Si tregojnë fjalët e Jezuit te Mateu 24:14, se në kohën e fundit Perëndia do të kishte mbi tokë një organizatë të madhe?
15 Jezu Krishti dha një ide të përmasave të organizatës që Perëndia do të kishte mbi tokë gjatë kësaj kohe të fundit, kur tha: «Ky lajm i mirë i Mbretërisë do të predikohet në mbarë Tokën e banuar për dëshmi në gjithë popujt; dhe atëherë do të vijë fundi.» (Mateu 24:14) Mendo mbi punën madhështore që nevojitet për të lajmëruar miliarda banorë të Tokës mbi Mbretërinë e vendosur të Perëndisë? Po organizata e sotme e krishterë, që lejon të udhëhiqet prej Trupit të saj Udhëheqës, a është e pajisur për një vepër të tillë të madhe?
16. (a) Përse Dëshmitarët e Jehovait kanë ndërtuar shumë shtypshkronja të mëdha? (b) Çfarë prodhohet në ato shtypshkronja?
16 Dëshmitarët e Jehovait e predikojnë sot lajmin e Mbretërisë në më tepër se 225 vendestatistics updated from yb-93 dhe ishuj në mbarë tokën. Për të ndihmuar më tepër se 4.400.000 statistic from peak publishers yb-93lajmëtarët e Mbretërisë në kryerjen e kësaj detyre, në shumë vende janë ndërtuar shtypshkronja të mëdha. Këtu prodhohen në sasi të mëdha Bibla dhe literaturë biblike. Në çdo ditë pune në këto shtypshkronja botohen dhe shpërndahen mesatarisht, më tepër se dy milion revista Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!
17. (a) Përse prodhohet literatura biblike? (b) Për çfarë je i ftuar të bësh?
17 E gjithë kjo literaturë biblike përgatitet për të ndihmuar njerëzit në njohjen gjithnjë e më të mirë të qëllimeve të mëdha të Jehovait. Në fakt, fjalët «lajmëron Mbretërinë e Jehovait» janë pjesë e titullit të revistës Kulla e Rojës. Je i ftuar të marrësh pjesë në shpërndarjen e kësaj literature biblike dhe për t’u shpjeguar të tjerëve të vërtetat biblike që ato përmbajnë. Për shembull, a mund të flasësh me dikë mbi informacionin e çmuar që ke mësuar nga ky libër «Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë»?
18. (a) E çfarë lloji është organizata e sotme e Perëndisë? (b) Përse populli i Perëndisë tani ka shumë nevojë për inkurajim?
18 Si edhe në shekullin e parë, sot organizata e Perëndisë është një organizatë predikuesish të dedikuar dhe të pagëzuar të Mbretërisë. Dhe është krijuar për të ndihmuar pjesëtarët e saj që të marrin pjesë në këtë vepër predikimi. Këta njerëz kanë shumë nevojë për t’u inkurajuar dhe forcuar në mënyrë frymore, sepse Satanai dhe të gjithë ata mbi të cilët ai mund të ndikojë, i kundërvihen lajmit të Mbretërisë. Kundërshtarë të tillë e vranë Jezuin, sepse predikonte këtë lajm dhe Bibla paralajmëron se edhe ithtarët e tij do të persekutoheshin.—Gjoni 15:19, 20; 2. Timoteut 3:12.
19. (a) Kush përkujdeset sot për të ndihmuar dhe forcuar popullin e Perëndisë? (b) Si mbrohet kongregacioni nga ndikimet e dëmshme që mund ta korruptojnë atë?
19 Ashtu si në shekullin e parë, sot emërohen pleq për të ndihmuar dhe forcuar çdo kongregacion. Me anë të këshillave biblike mund të të ndihmojnë edhe ty në zgjidhjen e shumë problemeve të ndryshme. Këta pleq mbrojnë, gjithashtu, «kopenë e Perëndisë». Kështu, nëse një pjesëtar i kongregacionit bie në një rrugë të keqe jetese dhe refuzon të ndryshojë, pleqtë kujdesen që ky të dëbohet apo të përjashtohet nga kongregacioni. Në këtë mënyrë kongregacioni mbetet i shëndoshë dhe i pastër nga pikëpamja frymore.—Titi 1:5; 1. Pjetrit 5:1-3; Isaia 32:1, 2; 1. Korintasve 5:13.
20. (a) Cilët dërgoheshin në shekullin e parë prej trupit udhëheqës të Jeruzalemit dhe për çfarë arsye? (b) Cilët dërgohen sot prej Trupit Udhëheqës?
20 Njëlloj si trupi udhëheqës në Jeruzalem që dërgonte përfaqësues të tij, si Pavli dhe Silla për të udhëzuar dhe inkurajuar popullin e Perëndisë, bën edhe Trupi i sotëm Udhëheqës në këtë kohë të fundme. (Veprat 15:24-27, 30-32) Gati dy herë në vit, një shërbëtor me përvojë, i quajtur mbikëqyrës qarkor, dërgohet për të kaluar një javë me çdo kongregacion të qarkut të tij.
21. Si i ndihmon mbikëqyrësi qarkor kongregacionet e popullit të Perëndisë?
21 Në mbarë botën ka më tepër se 69.000 statistic from yb-93kongregacione të Dëshmitarëve të Jehovait të ndara në qarqe me nga 20 kongregacione secila. Duke vizituar kongregacionet e qarkut të tij, mbikëqyrësi qarkor i inkurajon dëshmitarët e Mbretërisë, duke i shoqëruar drejtpërdrejtë në veprën e tyre të predikimit dhe mësimit. Në këtë mënyrë, jo vetëm që i nxit, por u jep edhe udhëzime për t’i ndihmuar që të përmirësojnë shërbimin e tyre.—Veprat 20:20, 21.
22. (a) Cila përgatitje e mëtejshme bëhet dy herë në vit për të forcuar popullin e Perëndisë? (b) Çfarë ftese të është drejtuar?
22 Inkurajim dhe forcë e mëtejshme sigurohet zakonisht dy herë në vit, kur kongregacionet e çdo qarku mblidhen për një asamble qarkore që zgjat një apo dy ditë. Në këto raste numri i të pranishmëve ndryshon nga dy-treqind në 2.000 e më shumë. Je i ftuar të marrësh pjesë në asamblenë vijuese në zonën tënde. Jemi të bindur se do të freskohesh në kuptimin frymor dhe do të të jetë e dobishme personalisht.
23. (a) Çfarë takimi tjetër mbahet një herë në vit? (b) Cilat ishin përmasat e njërit prej atyre kongreseve?
23 Një herë në vit mbahet zakonisht një takim shumë më i madh, i quajtur kongres krahinor, që mund të zgjasë disa ditë. Përse të mos bësh një përpjekje të sinqertë për të marrë pjesë e të shohësh kështu personalisht se sa i kënaqshëm dhe i vlefshëm në mënyrë frymore mund të jetë një kongres si ky? Disa herë, në vend të një kongresi qarkor, mbahen kongrese më të mëdha kombëtare apo ndërkombëtare. Më i madhi që është mbajtur ndonjëherë në një qytet ishte kongresi prej tetë ditësh i mbajtur në Stadiumin «Yankee» dhe Polo Grounds në Nju Jork, më 1958. Me atë rast, në fjalimin publik «Mbretëria e Perëndisë qeveris: a është fundi i botës afër?» morën pjesë 253.922 veta. Prej atëherë, nga mungesa e vendeve për tubime kaq të mëdha njerëzish, u vendos të mbaheshin kongrese të ndryshme të mëdha në shumë qytete kryesore.
TAKIME BRENDA KONGREGACIONEVE
24. Cilat janë pesë takimet javore që mbahen nga kongregacionet e popullit të Perëndisë?
24 Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait përgatit edhe programin e përbashkët të mësimit biblik që ndiqet në të gjitha kongregacionet e popullit të Jehovait. Çdo kongregacion mban pesë takime në javë. Këto janë: Shkolla e Shërbimit Teokratik, Mbledhja e Shërbimit, Mbledhja Publike, studimi i Kullës së Rojës dhe studimi i librit të kongregacionit. Nëse nuk i njeh ende këto takime, ne do t’i përshkruajmë shkurtimisht.
25, 26. Për çfarë qëllimi shërbejnë Shkolla e Shërbimit Teokratik dhe mbledhja e shërbimit?
25 Shkolla e Shërbimit Teokratik shërben për t’i ndihmuar studentët që të jenë sa më efikasë, kur t’u flasin të tjerëve mbi Mbretërinë e Perëndisë. Kohë mbas kohe, studentët mbajnë fjalime të shkurtra mbi tema biblike para gjithë grupit. Pastaj, një plak me përvojë ofron sugjerime për përmirësim.
26 Zakonisht, po atë mbrëmje mbahet edhe Mbledhja e Shërbimit. Skema e këtij takimi botohet në Shërbimi ynë i Mbretërisë, një botim mujor prej dy apo më shumë fletësh, nën kujdesin e Trupit Udhëheqës. Gjatë këtij takimi jepen sugjerime praktike dhe tregohen mundësi se si mund të flitet në mënyrë efikase me të tjerët mbi lajmin e Mbretërisë. Në mënyrë të ngjashme, Krishti i inkurajonte ithtarët e tij dhe u jepte udhëzime se si ta kryenin shërbimin e tyre.—Gjoni 21:15-17; Mateu 10:5-14.
27, 28. Çfarë takimesh janë Mbledhja Publike, studimi i Kullës së Rojës dhe studimi i librit të kongregacionit?
27 Mbledhja Publike dhe studimi i Kullës së Rojës, zakonisht mbahen të dielave. Përpjekje të posaçme bëhen për të ftuar të interesuarit e rinj në Mbledhjen Publike, që është një ligjëratë biblike e mbajtur nga një shërbëtor i kualifikuar. Studimi i Kullës së Rojës është një diskutim me pyetje dhe përgjigje i një artikulli të paraqitur në një numër të revistës Kulla e Rojës.
28 Ndërsa i gjithë kongregacioni mblidhet në Sallën e Mbretërisë për takimet tashmë të përshkruara, grupe më të vogla mblidhen në shtëpi private për studimin e përjavshëm të librit të kongregacionit. Si bazë e diskutimit biblik, që zgjat të shumtën një orë, përdoret një botim ndihmës biblik, ngjashëm librit që je duke lexuar.
29. (a) Çfarë përkujtimi mbajnë çdo vit të krishterët e vërtetë? (b) Kush e merr në mënyrë të drejtë bukën dhe verën?
29 Përveç këtyre takimeve të rregullta, Dëshmitarët e Jehovait mbajnë çdo vit një takim të veçantë në përvjetorin e vdekjes së Jezuit. Kur e vendosi fillimisht si përkujtim të vdekjes së tij, Jezui tha: «Vazhdoni ta bëni këtë për kujtimin tim.» (Luka 22:19, 20) Në një ceremoni të thjeshtë Jezui përdori verë dhe bukë të pambrujtur, si simbole të jetës që po flijonte për njerëzimin. Kështu, në këtë Përkujtim vjetor mbetja e të 144.000 ithtarëve të mirosur të Krishtit mbi tokë tregon se ka shpresë qiellore, duke marrë bukën dhe verën.
30. (a) Kush tjetër merr pjesë me të drejtë në Përkujtim dhe cila është shpresa e tyre? (b) Si i përshkroi Jezui këta njerëz?
30 Me miliona të tjerë, që marrin pjesë në këtë Përkujtim nëpër Sallat e Mbretërisë në mbarë botën, janë të gëzuar që të jenë vëzhgues. Edhe atyre u sillet në mend ajo që Perëndia Jehova dhe Jezu Krishti bënë për të mundësuar çlirimin e tyre nga mëkati dhe vdekja. Por, në vend se të shpresojnë në jetën qiellore, ata i gëzohen perspektivës për të jetuar përgjithmonë në parajsë mbi tokë. Janë si Gjon Pagëzuesi, që foli për veten si për një «mik të dhëndrit» e jo si për një pjesë të nuses së Krishtit, e formuar nga 144.000 anëtarë. (Gjoni 3:29) Këta miliona njerëz i takojnë «deleve të tjera» mbi të cilat foli Jezui. Ata nuk janë pjesëtarë të «kopesë së vogël». Megjithatë, siç tha Jezui, ata shërbejnë së bashku me «kopenë e vogël», duke u bërë, kështu, të gjithë «një kope».—Gjoni 10:16; Luka 12:32.
T’I SHËRBEHET PERËNDISË ME ORGANIZATËN E TIJ
31. Çfarë faktesh ekzistojnë se Perëndia nuk i miraton ata që mbesin pjesë e fesë së rreme dhe njëkohësisht përpiqen të jenë anëtarë të organizatës së tij?
31 Pra, është e qartë se Perëndia Jehova, ashtu si në të kaluarën, ka edhe sot organizatën e tij të dukshme! Ai po e përdor atë që t’i aftësojë njerëzit për jetën në sistemin e tij të ri e të drejtë. Por, nuk mund të jemi pjesë e organizatës së Perëndisë dhe në të njëjtën kohë edhe pjesë e fesë së gabuar. Fjala e Perëndisë thotë: «Mos rrini nën të njëjtën zgjedhë me pabesimtarin! Çfarë ka e drejta me paligjshmëritë? Ç’ka të përbashkët drita dhe errësira? . . . Çfarë bashkësie ekziston në mes të besimtarit dhe pabesimtarit?» Prandaj, Perëndia urdhëron: «Dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni.»—2. Korintasve 6:14-17, St.
32. (a) Ç’duhet të bëjmë për «të dalë nga mesi i tyre»? (b) Çfarë bekimi do të marrim nëse ndërmarrim hapa pozitive për t’i shërbyer Perëndisë me organizatën e tij të dukshme teokratike?
32 Ç’do të thotë «të dilet nga mesi i tyre»? Nëse vazhdojmë të përkrahim apo të jemi anëtarë të ndonjë organizate tjetër fetare, të ndryshme nga ajo që përdor Perëndia Jehova, nuk do t’i bindeshim këtij urdhri. Kështu, nëse dikush nga ne bën pjesë akoma në një organizatë të tillë fetare, duhet ta njoftojë se ai tërhiqet nga ajo. Nëse tani dalim nga mesi i atyre që praktikojnë fenë e rreme dhe ndërmarrim hapa pozitive për t’i shërbyer Perëndisë bashkë me organizatën e tij të dukshme teokratike, do të jemi mes atyre për të cilët Perëndia tha: «Do të banoj në mes tyre dhe në mes tyre do të eci. Unë do të jem Perëndia i tyre, e ata do të jenë populli im.»—2. Korintasve 6:16, St.
[Figura në faqen 192]
A kishte Perëndia më tepër se një organizatë në kohën e Përmbytjes?
[Figurat në faqen 196]
ZYRAT EKZEKUTIVE
QENDRA BOTËRORE E DËSHMITARËVE TË JEHOVAIT
Sistemi i kompjuterve
SHTYPSHKRONJA NË BRUKLIN
Shtypi topografik
Lidhja e librave
Dërgimi
[Figurat në faqen 197]
DISA NGA SHUMË SHTYPSHKRONJAT E TJERA TË WATCH TOWER-IT
Brazili
Anglia
Afrika Jugore
Wallkill, Nju Jork
Kanada
[Figurat në faqen 198]
Disa nga 253.922 të pranishmit në një kongres të Dëshmitarëve të Jehovait në Nju Jork
Polo Grounds
Stadiumi «Yankee»
[Figura në faqen 201]
Në takimet e Dëshmitarëve të Jehovait ndiqet një program i mësimit biblik