-
‘Kush është i denjë ta hapë rrotullën?’Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
14. (a) Çfarë bëjnë katër krijesat e gjalla dhe 24 pleqtë, kur Jezui merr rrotullën? (b) Si e vërtetojnë të dhënat që mori Gjoni për 24 pleqtë identitetin dhe rolin e tyre?
14 Çfarë bënë të tjerët që gjendeshin para fronit të Jehovait? «Kur ai e mori rrotullën, katër krijesat e gjalla dhe njëzet e katër pleqtë u përkulën para Qengjit. Secili kishte një harpë dhe kishin kupa ari plot me temjan, i cili përfaqëson lutjet e të shenjtëve.» (Zbulesa 5:8) Njësoj si katër krijesat e gjalla, domethënë kerubinët që gjenden para fronit të Perëndisë, edhe 24 pleqtë përkulen para Jezuit dhe me këtë tregojnë se e pranojnë autoritetin e tij. Por pleqtë janë të vetmit që kanë harpa dhe kupa me temjan. Gjithashtu, vetëm ata këndojnë një këngë të re. (Zbulesa 5:9) Ja pse ngjajnë me 144.000 anëtarët e ‘Izraelit të shenjtë të Perëndisë’, të cilët gjithashtu mbajnë harpa dhe këndojnë një këngë të re. (Galatasve 6:16; Kolosianëve 1:12; Zbulesa 7:3-8; 14:1-4) Veç kësaj, 24 pleqtë paraqiten duke përmbushur një rol priftëror në qiell. Roli i tyre ishte treguar që më parë nga priftërinjtë në Izraelin e lashtë, të cilët digjnin temjan para Jehovait në tabernakull—një rol që në tokë mori fund kur Perëndia hoqi Ligjin e Moisiut duke e gozhduar në shtyllën e torturës të Jezuit. (Kolosianëve 2:14) Çfarë del nga kjo? Që ky varg i paraqit fitimtarët e mirosur me frymë, në caktimin e tyre përfundimtar, si ‘priftërinj të Perëndisë e të Krishtit, që do të mbretërojnë me të për një mijë vjet’.—Zbulesa 20:6.
-
-
‘Kush është i denjë ta hapë rrotullën?’Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Një këngë e re
17. (a) Cilën këngë të re këndojnë 24 pleqtë? (b) Si përdoret zakonisht në Bibël shprehja ‘këngë e re’?
17 Më pas, ushtoi një këngë e melodishme. Ajo i këndohej Qengjit nga 24 pleqtë, që do të ishin bashkëpriftërinj me të. «Ata këndojnë një këngë të re, që thotë: ‘Ti je i denjë të marrësh rrotullën e të hapësh vulat e saj, sepse ti u there dhe me gjakun tënd bleve për Perëndinë njerëz nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb.’» (Zbulesa 5:9) Shprehja ‘këngë e re’ përmendet disa herë në Bibël, dhe zakonisht përdoret për të lavdëruar Jehovain për ndonjë vepër të fuqishme shpëtimi. (Psalmi 96:1; 98:1; 144:9) Kështu, kënga është e re, sepse ai që këndon mund të shpallë vepra të tjera të mrekullueshme të Jehovait dhe të shprehë më shumë çmueshmëri për emrin e tij të lavdishëm.
18. Për çfarë e lavdëronin 24 pleqtë Jezuin me këngën e tyre të re?
18 Megjithatë, në këtë rast, 24 pleqtë këndonin një këngë të re para Jezuit, dhe jo para Jehovait. Sidoqoftë, parimi është i njëjtë. Ata e lavdëronin Jezuin për gjërat e reja që ai, si Biri i Perëndisë, bëri për ta. Me anë të gjakut të tij, ai ndërmjetësoi për besëlidhjen e re dhe bëri të mundur lindjen e një kombi të ri si zotërim të veçantë për Jehovain. (Romakëve 2:28, 29; 1 Korintasve 11:25; Hebrenjve 7:18-25) Anëtarët e këtij kombi të ri frymor kanë ardhur nga vende të ndryshme, por Jezui i ka bashkuar në një kongregacion si një komb të vetëm.—Isaia 26:2; 1 Pjetrit 2:9, 10.
19. (a) Cilin bekim nuk gëzoi Izraeli për shkak të jobesnikërisë? (b) Ç’bekim gëzon kombi i ri i Jehovait?
19 Kur Jehovai i organizoi izraelitët në një komb, në kohën e Moisiut, ai bëri një besëlidhje me ta dhe u premtoi që nëse i qëndronin besnikë asaj besëlidhjeje, do t’i bënte një mbretëri priftërinjsh. (Dalja 19:5, 6) Por izraelitët nuk qëndruan besnikë dhe nuk e gëzuan përmbushjen e këtij premtimi. Kurse kombi i ri, i formuar sipas besëlidhjes së re, me Jezuin si ndërmjetës, qëndroi besnik. Prandaj, anëtarët e tij mund të mbretërojnë mbi tokë dhe të shërbejnë si priftërinj, duke i ndihmuar njerëzit me zemër të drejtë të pajtohen me Jehovain. (Kolosianëve 1:20) Është tamam si thotë kënga e re: «I bëre një mbretëri dhe priftërinj për Perëndinë tonë, dhe ata do të mbretërojnë mbi tokën.» (Zbulesa 5:10) Ç’gëzim përjetojnë ata 24 pleq, kur i këndojnë Jezuit të lartësuar këtë këngë të re lëvdimi!
-