-
Mbretëria e Perëndisë—Më e lartë në çdo aspektKulla e Rojës—2006 | 15 Korrik
-
-
Jezui dhe bashkësundimtarët e tjerë sundojnë nga një pozitë më e lartë.
Në një vegim, Danieli pa edhe që «mbretëria, sundimi . . . iu dhanë popullit që janë të shenjtët». (Danieli 7:27) Jezui nuk sundon i vetëm. Ka edhe të tjerë që sundojnë dhe shërbejnë bashkë me të si priftërinj. (Zbulesa 5:9, 10; 20:6) Apostulli Gjon shkroi për ta: «Unë pashë Qengjin që qëndronte në malin e Sionit, dhe bashkë me të ishin njëqind e dyzet e katër mijë . . . të cilët ishin blerë nga toka.»—Zbulesa 14:1-3.
Qengji është Jezu Krishti në pozitën e tij si Mbret i Mbretërisë. (Gjoni 1:29; Zbulesa 22:3) Mali Sion i referohet qiellit.a (Hebrenjve 12:22) Jezui dhe 144.000 bashkësundimtarët e tjerë po sundojnë nga qielli. Sa vend i lavdishëm për të sunduar! Duke qenë në qiell ata kanë një kuptueshmëri më të thellë. Meqenëse qielli është froni i saj, ‘mbretëria e Perëndisë’ quhet edhe ‘mbretëria e qiejve’. (Luka 8:10; Mateu 13:11) Asnjë armë, madje asnjë sulm bërthamor nuk mund ta cenojë apo shkatërrojë këtë qeveri qiellore. Është e pamposhtshme, ja pse do ta përmbushë qëllimin që ka Jehovai për të.—Hebrenjve 12:28.
-
-
Mbretëria e Perëndisë—Më e lartë në çdo aspektKulla e Rojës—2006 | 15 Korrik
-
-
a Mbreti David i Izraelit të lashtë ua mori jebusitëve kalanë në Malin Sion dhe e bëri kryeqytetin e tij. (2 Samuelit 5:6, 7, 9) Atje çoi edhe Arkën e shenjtë. (2 Samuelit 6:17) Meqë Arka lidhej me praninë e Jehovait, Sioni u quajt vendbanimi i Perëndisë, duke u kthyer kështu në një simbol të përshtatshëm për qiellin.—Dalja 25:22; Levitiku 16:2; Psalmi 9:11; Zbulesa 11:19.
-