KËNGA 17
«Po, dua!»
Versioni i shtypur
1. Krishti ishte plot mirësi,
buronte prej tij dashuri.
Me merak e durim ndihmoi këdo,
gjith’ jetën e dha pa kursim.
Për të butët ndjeu mëshir’,
shëroi gjithkënd me dëshir’.
Zemërdhembshur gjithnjë u tregua,
tha me ngrohtësi: «Po, dua!»
2. Ky model nuk ka krahasim,
në jetën ton’ ësht’ frymëzim.
Me merak e mir’si, ndihmojm’ çdo njeri,
bëjm’ çmos ta mësojm’ me durim.
Kur një mik ësht’ në vështir’si,
i rrim’ pran’ me shum’ dashuri.
Zemërbuti sot po t’u afrua,
i thuaj dhe ti: «Po, dua!»
(Shih edhe Gjoni 18:37; Efes. 3:19; Filip. 2:7.)