BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E mërkurë, 11 qershor

Në vuajtjen time Jehovait i lutesha, Perëndisë tim për ndihmë i thërrisja. Nga tempulli i tij, zërin ma dëgjoi.—Psal. 18:6.

Hera-herës, Davidi e kishte shpirtin të dërrmuar nga gjithë hallet e sprovat që kalonte. (Psal. 18:4, 5) Gjithsesi, dashuria dhe kujdesi i përzemërt i Jehovait e freskonin. Jehovai i printe mikut të tij të rraskapitur dhe e çonte në «livadhe plot bar» e në «vende të qeta plot ujë». Si rezultat, Davidit i përtëriheshin forcat dhe vazhdonte t’i shërbente me gëzim Perëndisë. (Psal. 18:28-32; 23:2) Edhe sot, kur luftojmë me sprova e vështirësi, provojmë sa të vërteta janë këto fjalë: «Falë dashurisë besnike të Jehovait, nuk kemi marrë fund.» (Vajt. 3:22; Kolos. 1:11) Davidi e kishte shpesh jetën në rrezik dhe kishte shumë armiq të fuqishëm. Por dashuria e Jehovait e bënte të ndihej i sigurt e i mbrojtur. Davidi mund ta ndiente se Jehovai ishte me të në çdo situatë, e kjo ia qetësonte zemrën. Ja pse këndoi: «Nga çdo frikë imja [Jehovai] më çliroi.» (Psal. 34:4) Frika e Davidit ishte reale, ama dashuria e Jehovait ishte më e fuqishme se çdo frikë që ndiente. w24.01 30 ¶15-17

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E enjte, 12 qershor

Nëse mëkatarët përpiqen të të tundojnë, mos prano.—Prov. 1:10.

Nxirr mësime nga vendimet e këqija të Jehoasit. Pas vdekjes së kryepriftit Jehojada, Jehoasi zgjodhi miq të këqij. (2 Kron. 24:17, 18) Ai vendosi t’u vinte veshin princave të Judës që nuk e donin Jehovain. Me siguri je dakord që Jehoasi nuk duhej të ishte përzier me ata ngatërrestarë. Mirëpo, ai i dëgjoi ata të ashtuquajtur miq. E kur kushëriri i vet, Zakaria, e qortoi, Jehoasi urdhëroi ta vrisnin. (2 Kron. 24:20, 21; Mat. 23:35) Çfarë marrëzie e tmerrshme! Jehoasi e nisi mirë, por mjerisht u bë apostat e vrasës. Si përfundim, e vranë shërbëtorët e vet. (2 Kron. 24:22-25) Sa ndryshe do kishte shkuar jeta e tij sikur të kishte vazhduar të dëgjonte Jehovain dhe ata që e donin Jehovain! w23.09 9 ¶6

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E premte, 13 qershor

Mos ki më frikë.—Luka 5:10.

Jezui e dinte se apostulli Pjetër mund të qëndronte besnik. Prandaj, me dashuri, i tha: «Mos ki më frikë.» Besimi që tregoi Jezui tek ai, i ndryshoi gjithë jetën Pjetrit. Më vonë, bashkë me të vëllanë, Andrean, e la biznesin e peshkimit dhe shërbeu në kohë të plotë përkrah Jezuit—një vendim që solli bekime mbresëlënëse. (Mar. 1:16-18) Pjetri pati shumë përvoja të mrekullueshme si dishepull i Krishtit. Ai pa Jezuin të shëronte të sëmurë, të dëbonte demonë, e madje të ringjallte të vdekur. (Mat. 8:14-17; Mar. 5:37, 41, 42) Gjithashtu, Pjetri pa në një vegim lavdinë që do të kishte Jezui si Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë, një ngjarje që i la mbresa të pashlyeshme. (Mar. 9:1-8; 2 Pjet. 1:16-18) Pjetri pa gjëra që nuk do t’i kishte imagjinuar kurrë. Sa i lumtur do të ketë qenë që nuk i lejoi ndjenjat negative për veten ta pengonin t’i shijonte ato bekime! w23.09 21 ¶4-5

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo