1 Mbretërve
22 Mes Sirisë dhe Izraelit nuk pati luftë për tre vjet. 2 Vitin e tretë Jehozafati,+ mbreti i Judës, shkoi te mbreti i Izraelit. 3 Atëherë mbreti i Izraelit u tha shërbëtorëve të tij: «A nuk e dini se Ramot-Galaadi+ na përket neve? E megjithatë, ne po ngurrojmë t’ia marrim nga dora mbretit të Sirisë.» 4 Pastaj i tha Jehozafatit: «A do të vish me mua për të luftuar në Ramot-Galaad?»+ Atëherë Jehozafati iu përgjigj: «Unë e ti jemi një. Populli im është populli yt.+ Kuajt e mi janë kuajt e tu.»
5 Mirëpo, Jehozafati i tha mbretit të Izraelit: «Të lutem, pyet+ më parë se ç’thotë Jehovai.» 6 Kështu, mbreti i Izraelit mblodhi profetët,+ rreth katërqind burra, dhe i pyeti: «Të shkoj në luftë kundër Ramot-Galaadit, apo të mos shkoj?» Ata i thanë: «Shko,+ dhe Jehovai do ta japë atë në dorë të mbretit.»
7 Por Jehozafati tha: «Mos ka ndonjë profet tjetër të Jehovait këtu? E pra, le të pyesim nëpërmjet tij.»+ 8 Atëherë mbreti i Izraelit i tha Jehozafatit: «Është ende një burrë nëpërmjet të cilit mund të pyetet Jehovai,+ por unë për vete e urrej,+ sepse nuk profetizon gjëra të mira për mua, por të këqija.+ Ai është Mikajahu, biri i Imlahut.» Por Jehozafati i tha: «Të mos e thotë mbreti një gjë të tillë.»+
9 Atëherë mbreti i Izraelit thirri një zyrtar oborri+ dhe i tha: «Sill shpejt Mikajahun, birin e Imlahut.»+ 10 Mbreti i Izraelit dhe Jehozafati, mbreti i Judës, të veshur me rrobat e tyre mbretërore,+ ishin ulur secili në fronin e vet te lëmi në hyrjen e portës së Samarisë dhe gjithë profetët vepronin si profetë para tyre.+ 11 Atëherë Zedekia, biri i Kenaanahut, bëri brirë prej hekuri dhe tha: «Kështu thotë Jehovai:+ ‘Me këta do t’i shtysh sirianët derisa t’i shfarosësh.’»+ 12 Gjithë profetët e tjerë profetizonin njëlloj: «Ngjitu në Ramot-Galaad e do të të vejë mbarë. Jehovai do ta japë atë në dorë të mbretit.»+
13 Lajmëtari që kishte shkuar për të thirrur Mikajahun, i tha atij: «Ja, fjalët e profetëve për mbretin janë që të gjitha të mira. Të lutem, le të jetë fjala jote si fjala e tyre dhe thuaj diçka të mirë.»+ 14 Por Mikajahu tha: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron,+ unë do të them atë që do të më thotë Jehovai.»+ 15 Pastaj ai vajti te mbreti, i cili i tha: «Mikajah, të shkojmë në Ramot-Galaad për luftë, apo të mos shkojmë?» Menjëherë ai iu përgjigj: «Shkoni e do t’ju vejë mbarë. Jehovai do ta japë atë në dorë të mbretit.»+ 16 Por mbreti i tha: «Sa herë duhet të të vë në be që të më thuash vetëm të vërtetën në emër të Jehovait?»+ 17 Mikajahu ia ktheu: «Unë i shoh tërë izraelitët të shpërndarë+ nëpër male, si delet pa bari.+ Dhe Jehovai tha: ‘Këta janë pa zot. Le të kthehen secili në shtëpinë e vet në paqe.’»+
18 Atëherë mbreti i Izraelit i tha Jehozafatit: «A nuk të thashë: ‘Ai nuk do të profetizojë për mua gjëra të mira, por të këqija.’»+
19 Mikajahu vazhdoi: «Dëgjoje fjalën e Jehovait.+ Unë pashë Jehovain të ulur në fronin e tij+ dhe gjithë ushtrinë e qiejve që i qëndronte pranë, në të djathtë e në të majtë.+ 20 Dhe Jehovai tha: ‘Kush do t’ia prishë mendjen Akabit, që të shkojë dhe të vritet në Ramot-Galaad?’ Dhe njëri filloi të thoshte kështu e tjetri ashtu.+ 21 Në fund, një frymë+ doli e qëndroi para Jehovait dhe tha: ‘Do t’ia prish unë mendjen.’ Atëherë Jehovai i tha: ‘Po si?’+ 22 Fryma u përgjigj: ‘Do të shkoj dhe do të bëhem një frymë mashtruese në gojën e gjithë profetëve të tij.’+ Atëherë ai ia ktheu: ‘Ti do t’ia prishësh mendjen dhe do t’ia dalësh mbanë.+ Shko e bëj ashtu.’+ 23 Ja, Jehovai ka vënë një frymë mashtruese në gojën e gjithë këtyre profetëve të tu.+ Jehovai thotë se ty do të të bjerë një gjëmë.»+
24 Atëherë Zedekia, biri i Kenaanahut, u afrua dhe i dha një shpullë+ Mikajahut e tha: «Nga kaloi fryma e Jehovait prej meje për të folur me ty?»+ 25 Mikajahu ia ktheu: «Ke për ta parë nga kaloi, ditën kur të hysh në dhomën më të futur+ për t’u fshehur.»+ 26 Kështu mbreti i Izraelit i tha: «Merre Mikajahun e ktheja Amonit, kreut të qytetit, dhe Joashit, birit të mbretit,+ 27 e thuaju: “Mbreti ka thënë:+ ‘Futeni këtë njeri në burg+ dhe jepini racion më të vogël buke+ dhe uji derisa të kthehem me fitore.’”»+ 28 Mikajahu tha: «Në u kthefsh me fitore, Jehovai nuk ka folur me mua.»+ Pastaj shtoi: «Dëgjoni pra, të gjithë ju njerëz.»+
29 Kështu, mbreti i Izraelit dhe Jehozafati, mbreti i Judës, shkuan në Ramot-Galaad.+ 30 Mbreti i Izraelit i tha Jehozafatit: «Unë do të maskohem e do të hyj në betejë,+ kurse ti vish rrobat e tua mbretërore.»+ Atëherë mbreti i Izraelit u maskua+ dhe hyri në betejë.+ 31 Mbreti i Sirisë i kishte urdhëruar tridhjetë e dy krerët+ e karrocave të tij: «Mos luftoni as kundër të voglit, as kundër të madhit, por vetëm kundër mbretit të Izraelit.»+ 32 Sapo panë Jehozafatin, krerët e karrocave thanë me vete: «Me siguri që është mbreti i Izraelit.»+ Kështu që u kthyen të luftonin kundër tij. Jehozafati filloi të thërriste për ndihmë.+ 33 Kur panë që ai nuk ishte mbreti i Izraelit, krerët e karrocave u kthyen menjëherë e nuk e ndoqën më.+
34 Një burrë tendosi harkun dhe pa dashje goditi mbretin e Izraelit aty ku pjesët e tjera të armaturës lidhen me thurakun. Atëherë ky i tha karrocierit të tij:+ «Kthehu dhe më nxirr nga beteja, sepse jam plagosur keq.» 35 Atë ditë beteja u bë gjithnjë e më e ashpër dhe u desh që mbretin e Izraelit ta mbanin në këmbë në karrocë përballë sirianëve. Në mbrëmje vdiq+ dhe gjaku i plagës i rridhte brenda karrocës.+ 36 Aty nga perëndimi i diellit, nëpër kamp filloi të dëgjohej një thirrje: «Secili në qytetin e vet, secili në vendin e vet!»+ 37 Pasi mbreti vdiq, e çuan dhe e varrosën në Samari.+ 38 Karrocën e luftës e lanë te rezervuari i Samarisë dhe gjakun e tij e lëpinë qentë+ (atje laheshin edhe prostitutat), si kishte thënë Jehovai.+
39 Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Akabin, gjithçka bëri, shtëpia prej fildishi+ që ndërtoi dhe tërë qytetet që ndërtoi, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Izraelit? 40 Akabi u preh me paraardhësit e vet+ dhe në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Ahaziahu.+
41 Jehozafati,+ biri i Asës, ishte bërë mbret në Judë në vitin e katërt të mbretërimit të Akabit, mbretit të Izraelit. 42 Jehozafati ishte tridhjetë e pesë vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi në Jerusalem për njëzet e pesë vjet. Nëna e tij e kishte emrin Azuba dhe ishte e bija e Shilhit. 43 Ai eci plotësisht në udhën e të atit, Asës dhe nuk u largua prej saj, por bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait.+ Mirëpo vendet e larta nuk u zhdukën, dhe atje populli flijonte dhe paraqiste tymin e blatimit.+ 44 Jehozafati ruajti marrëdhënie paqësore me mbretin e Izraelit.+ 45 Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Jehozafatin, veprat e fuqishme dhe se si luftoi, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Judës? 46 Ai hoqi nga vendi prostitutat-meshkuj të tempullit,+ të cilët kishin mbetur nga ditët e Asës, atit të tij.+
47 Në atë kohë në Edom+ nuk kishte asnjë mbret. Mbret ishte një mëkëmbës.+
48 Jehozafati bëri anije si ato të Tarshishit,+ që të shkonin në Ofir për ar, por nuk shkuan, sepse anijet u shkatërruan në Ezion-Geber.+ 49 Pikërisht atëherë Ahaziahu, biri i Akabit, i tha Jehozafatit: «Le të hipin bashkë në anije shërbëtorët e mi me shërbëtorët e tu», por Jehozafati nuk pranoi.+
50 Në fund Jehozafati u preh me paraardhësit e tij+ dhe e varrosën me ta në Qytetin e Davidit,+ paraardhësit të vet. Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Jehorami.+
51 Ahaziahu,+ biri i Akabit, u bë mbret i Izraelit në Samari në vitin e shtatëmbëdhjetë të mbretërimit të Jehozafatit, mbretit të Judës, dhe mbretëroi dy vjet në Izrael. 52 Ai bëri atë që ishte e keqe+ në sytë e Jehovait dhe eci në gjurmët e të atit,+ të së ëmës+ dhe të Jeroboamit,+ birit të Nebatit, që e kishte bërë Izraelin të mëkatonte.+ 53 Ai i shërbeu Baalit+ e u përkul para tij dhe s’pushoi së fyeri+ Jehovain, Perëndinë e Izraelit, tamam si kishte bërë i ati.