Estera
3 Pas këtyre ngjarjeve, mbreti Asuer e madhëroi Hamanin,+ birin e Hamedatit, agagitit.+ Ai e lartësoi+ dhe e vuri fronin e tij mbi të gjithë princat e tjerë që ishin me të.+ 2 Të gjithë shërbëtorët e mbretit që rrinin te porta e tij+ përkuleshin thellë dhe binin përmbys para Hamanit, sepse kështu kishte urdhëruar mbreti për të. Mirëpo Mordekai as përkulej, as binte përmbys.+ 3 Atëherë, shërbëtorët e mbretit që rrinin te porta e tij zunë t’i thoshin Mordekait: «Pse shkel urdhërimin e mbretit?»+ 4 Kështu, meqë i flitnin ditë për ditë e ai nuk i dëgjonte, ata i treguan Hamanit për të parë se si do të shkonte puna+ me Mordekain, sepse ai u kishte thënë që ishte jude.+
5 Hamani e shihte që Mordekai nuk përkulej thellë e nuk binte përmbys para tij+ dhe u mbush me tërbim.+ 6 Mirëpo atij iu duk shumë pak të vinte dorë vetëm mbi Mordekain. Hamanit i kishin treguar për popullin e Mordekait, prandaj ai kërkonte të shfaroste+ të gjithë judenjtë, popullin e Mordekait që ishte në tërë mbretërinë e Asuerit.+
7 Muajin e parë,+ domethënë në muajin nisan, në vitin e dymbëdhjetë+ të mbretërimit të mbretit Asuer, dikush hodhi para Hamanit Purin,+ domethënë shortin,+ për çdo ditë dhe për çdo muaj, deri në të dymbëdhjetin, domethënë në muajin adar.+ 8 Atëherë Hamani i tha mbretit Asuer: «Është njëfarë populli i shpërndarë+ e i veçuar nga popujt e të gjitha provincave të mbretërisë sate.+ Ky popull ka ligje të ndryshme nga ato të tërë popujve të tjerë dhe ligjet e mbretit nuk i zbaton.+ Prandaj, nuk është me vend që mbreti ta lejojë këtë gjë. 9 Nëse mbreti e sheh të udhës, le të bëhet një shkresë që ata të shfarosen dhe unë do t’u paguaj në dorë dhjetë mijë+ talenta argjendi atyre që e bëjnë këtë punë,+ duke i derdhur në thesarin e mbretit.»
10 Atëherë mbreti hoqi nga dora unazën e tij me nënshkrim+ dhe ia dha Hamanit,+ birit të Hamedatit, agagitit,+ atij që tregonte armiqësi ndaj judenjve.+ 11 E mbreti i tha Hamanit: «Argjendin+ mbaje për vete, kurse me popullin bëj si të të pëlqejë.»+ 12 Pastaj në muajin e parë, ditën e trembëdhjetë të tij, u thirrën sekretarët e mbretit+ dhe u bë shkresa+ siç i urdhëroi Hamani satrapët* e mbretit, guvernatorët e provincave të ndryshme+ dhe princat e popujve të ndryshëm. Ajo iu dërgua çdo province sipas shkrimit të vet+ dhe çdo populli në gjuhën e vet. Kjo u shkrua në emër të mbretit+ Asuer dhe u vulos me unazën me nënshkrim të tij.+
13 Me anë të korrierëve+ u dërguan letra në tërë provincat e mbretit për të shfarosur, për të vrarë e për të zhdukur të gjithë judenjtë, të rinj e të vjetër, gra e fëmijë, në një ditë të vetme,+ ditën e trembëdhjetë të muajit të dymbëdhjetë, domethënë në muajin adar,+ dhe për të plaçkitur gjërat e tyre.+ 14 Të gjithë popujve iu shpall një kopje e shkresës që duhej dhënë si ligj+ në të gjitha provincat e ndryshme,+ që të bëheshin gati për atë ditë. 15 Të nxitur të shpejtonin për shkak të fjalës së mbretit, korrierët u nisën.+ Ligji u shpall edhe në kështjellën e Shushanit.+ Ndërkohë, mbreti dhe Hamani u ulën për të pirë,+ kurse qyteti i Shushanit+ ishte rrëmujë.+