Jobi
6 Atëherë Jobi iu përgjigj me fjalët:
4 Sepse shigjetat e të Plotfuqishmit më janë ngulur,+
dhe shpirti im thith helmin e tyre.+
Tmerret që më vijnë nga Perëndia, janë radhitur kundër meje.+
6 A hahen pa kripë gjërat që s’kanë shije?
A ka shije lëngu i trashë i mëllagës së ujit?
8 Ah, sikur të më plotësohej kërkesa,
dhe Perëndia të më jepte atë që shpresoj!
10 Edhe kjo do të më ngushëllonte,
e do të hovja nga gëzimi+—sado që do të kisha dhembje therëse,
e për mua ai nuk do të ndiente dhembshuri—sepse nuk i mbajta të fshehura fjalët+ e të Shenjtit.+
12 Mos kam fuqinë e gurëve?!
Mos është mishi im prej bakri?!
13 S’ndihmoj dot as veten,
e s’bëj dot asgjë për të qenë.
15 Ja pra, vëllezërit kanë qenë të pabesë me mua,+ si përrenj dimërorë,
ashtu si thahen përrenjtë dimërorë.
16 Ata janë të turbullt nga akulli,
e në ta tretet bora.
18 Shtegu nga kalojnë ndërron drejtim,
futen në shkretëtirë dhe mbarojnë.
20 Ata mbeten të turpëruar, ngaqë besonin se do t’i gjenin;
shkojnë deri atje dhe mbeten të zhgënjyer.+
22 Mos vallë ju thashë: ‘Më jepni diçka,
ose jepuni dhurata të tjerëve nga të mirat tuaja, për të më bërë nder mua;
29 Ndërroni mendim, që të mos bëhet asnjë padrejtësi;
po, ndërroni mendim, pasi drejtësia ime s’ka ndryshuar.+
30 A ka padrejtësi në gjuhën time?
Vallë, nuk e dalloj dot të keqen?