Psalmet Këngë e ngjitjeve. 121 I ngre sytë nga malet.+Nga do të më vijë ndihma?+ 2 Ndihma më vjen nga Jehovai,+Bërësi i qiellit dhe i tokës.+ 3 Ai s’mund të lejojë që të të merren këmbët.+Ai që të ruan, s’mund të përgjumet.+ 4 Po, Ai që të ruan, o Izrael,+as do të përgjumet dhe as do të flejë!+ 5 Jehovai të ruan.+Jehovai është hija jote+ në të djathtën tënde.+ 6 Ditën nuk do të të godasë dielli,+dhe as hëna natën.+ 7 Jehovai do të të ruajë nga çdo e keqe.+Ai do ta ruajë shpirtin tënd.+ 8 Jehovai do të të ruajë sa herë të dalësh e të hysh,+tani dhe përjetë.+