Psalmet Këngë e ngjitjeve. 125 Ata që kanë besim te Jehovai,+janë si Mali i Sionit,+ që kurrë nuk lëkundet, por qëndron brez pas brezi.+ 2 Ashtu si rrethojnë malet Jerusalemin,+Jehovai rrethon popullin e tij+tani dhe përjetë.+ 3 Skeptri i ligësisë nuk do të jetë gjithnjë+ mbi shortin e të drejtëve,që të drejtët të mos i zgjatin duart për të bërë ndonjë të keqe.+ 4 Të mirëve bëju të mira, o Jehova,+po ashtu edhe atyre që kanë zemër të drejtë.+ 5 Por ata që kthehen tek udhët dredharake,+Jehovai do t’i bëjë të ikin me ata që merren me të këqija.+Kurse Izraeli do të ketë paqe.+