Dirigjuesit. Për vegla me tela në oktavën e ulët.+ Këngë e Davidit.
6 O Jehova, mos më qorto në zemërimin tënd,+
mos më ndreq në tërbimin tënd!+
2 Më jep hir, o Jehova, se po ligem!+
Më shëro,+ o Jehova, se kockat po më dridhen!
3 Po, shpirti im është shumë i shqetësuar;+
po ti, o Jehova, deri kur do të më lësh kështu?!+
4 Kthehu,+ o Jehova, e çliroje shpirtin tim,+
më shpëto për hir të dashamirësisë+ sate!
5 Se i vdekur s’ka kush të të zërë në gojë.+
Në Sheol, kush do të të përlëvdojë?!+
6 U lodha duke psherëtirë,+
gjithë natën e njom shtratin tim+
dhe e laj me lot krevatin tim.+
7 Nga hidhërimi syri më është venitur,+
është plakur për shkak të gjithë armiqve të mi.+
8 Shporruni nga unë, të gjithë ju që merreni me të këqija,+
se Jehovai do ta dëgjojë vajtimin tim.+
9 Kërkesën time për hir Jehovai do ta dëgjojë,+
lutjen time Jehovai do ta pranojë.+
10 Të gjithë armiqve të mi do t’u vijë turp+ e do të pështjellohen,
do të kthehen mbrapsht e në çast do të turpërohen.+