Isaia
3 Ja, Zotëria i vërtetë,+ Jehovai i ushtrive, po ia heq Jerusalemit+ dhe Judës mbështetjen dhe përkrahjen, domethënë bukën, ujin,+ 2 burrat e fuqishëm, luftëtarët, gjykatësit, profetët,+ ata që merren me fall, pleqtë,+ 3 krerët e pesëdhjetëshes,+ njerëzit e respektuar, këshilltarët, mjeshtrit e magjisë dhe magjistarët+ e zotë. 4 Si princa të tyre do të vë djem, që do të sundojnë mbi ta si tiranë tekanjozë.+ 5 Njerëzit do të jenë të pashpirt me njëri-tjetrin, secili me shokun e vet.+ Ata do të sillen si harbutë, djali kundër të moshuarit+ dhe ai që nuk është i fisëm kundër atij që duhet nderuar.+ 6 Secili do ta kapë vëllanë e vet në shtëpinë e të atit dhe do t’i thotë: «Ti ke një mantel. Sundo mbi ne me+ dorë të hekurt dhe merre ti në dorë këtë pirg rrënojash.» 7 Atë ditë ai do të thotë me zë të lartë: «Nuk do të bëhem fashues plagësh. Në shtëpinë time nuk ka as bukë, as mantel. Mos më vini të sundoj mbi popullin.»
8 Ja, Jerusalemi nuk mbahet dot në këmbë dhe Juda ka rënë,+ sepse fjalët dhe veprimet e tyre janë kundër Jehovait,+ pasi rebelohen në sytë e të Lavdishmit.+ 9 Vetë shprehja e fytyrës së tyre dëshmon kundër tyre,+ dhe ata e tregojnë mëkatin e tyre që i ngjan atij të Sodomës.+ Nuk e fshehin. Mjerë shpirti i tyre, sepse i bënë gjëmën vetes!+
10 Thoni se të drejtit do t’i vejë mbarë,+ sepse do të shijojë frytin e veprimeve të tij.+ 11 Mjerë i ligu! Atij do t’i bjerë gjëma, sepse ajo që u bëri të tjerëve me duart e tij, do t’i bëhet atij!+ 12 Sa për popullin tim, përgjegjësit e tij të punës sillen rreptë dhe mbi të sundojnë gra.+ O populli im, ata që të udhëheqin, po të bëjnë të hallakatesh+ dhe të kanë ngatërruar që të shkosh në rrugë të gabuar.+
13 Jehovai po zë vend për të luftuar dhe po ngrihet që të japë vendimin për popujt.+ 14 Jehovai do të hapë gjyq me pleqtë e popullit të tij dhe me princat e tij.+
«Ju i bëtë shkrumb vreshtat. Ajo që iu grabit të munduarit, gjendet nëpër shtëpitë tuaja.+ 15 Si guxoni ta shtypni popullin tim dhe të dërrmoni të munduarit?»,+—thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive.
16 Jehovai thotë: «Bijat e Sionit janë bërë fodulle, ecin qafëpërpjetë dhe hedhin shikime provokuese. Ato ecin me hapa të zhdërvjellët dhe këmbët u tringëllijnë.+ 17 Prandaj Jehovai do t’ua bëjë me dregëza majën e kokës bijave të Sionit.+ Vetë Jehovai do t’ua zbulojë ballin.+ 18 Atë ditë Jehovai do t’ua heqë zbukurimet: byzylykët e këmbës, rrathët e kokës, zbukurimet në formë hëne,+ 19 vathët, byzylykët dhe vellot,+ 20 shamitë e kokës, zinxhirët e vegjël të këmbëve, rripat e kraharorit,+ ‘shtëpitë e shpirtit’* dhe hajmalitë prej guaske,+ 21 unazat e gishtave dhe të hundës,+ 22 petkat për raste të veçanta, tunikat e sipërme, mantelet dhe çantat e vogla, 23 pasqyrat e dorës,+ veshjet e poshtme, çallmat+ dhe vellot e mëdha.+
24 Në vend të vajit të balsamit+ do të ketë vetëm erë myk; në vend të rripit, litar; në vend të flokëve të rregulluar bukur, shogësi;+ në vend të veshjes luksoze, copë thesi+ të mbështjellë pas trupit; në vend të bukurisë, një damkë.+ 25 Njerëzit e tu do të bien nga shpata, dhe fuqia jote nga lufta.+ 26 Hyrjet e qytetit do të mbajnë zi+ e do të shprehin pikëllim, dhe ai do të spastrohet. Sioni do të ulet përtokë.»+