Isaia
58 Bërtit sa të ha zëri e mos u përmbaj.+ Ngrije zërin si tingulli i një briri e tregoji popullit tim rebelimin e tij+ dhe shtëpisë së Jakobit mëkatet e saj. 2 Ata më kërkojnë çdo ditë dhe thonë se kënaqen duke njohur udhët e mia,+ sikur të jenë një komb që bën atë që është e drejtë dhe që nuk e ka braktisur drejtësinë e Perëndisë+ së tij, pasi kërkojnë nga unë gjykime të drejta dhe kërkojnë t’i afrohen Perëndisë, tek i cili gjejnë kënaqësi.+
3 Ata thonë: ‘Pse të agjërojmë, kur ti nuk na sheh?+ Pse ta mundojmë shpirtin tonë,+ kur ti s’e vë re?’+
Por ditën e agjërimit tuaj ju kënaqeshit kur i shtrëngonit të punonin ata që robtoheshin për ju.+ 4 Në të vërtetë ju agjëronit për grindje e për sherr+ dhe për të goditur me grushtin e keqdashjes.+ A nuk agjëruat dhe pastaj menduat se kjo ishte një kohë kur zëri juaj do të dëgjohej lart? 5 Ky duhet të jetë agjërimi që unë pëlqej, një ditë në të cilën njeriu e mundon shpirtin e tij,+ përkul kokën porsi xunkth e vë për shtrojë copë thesi dhe hi?+ Këtë quani ju agjërim dhe ditë të pranueshme për Jehovain?+
6 E pra, agjërimi që më pëlqen është ky: të këputësh vargonjtë e ligësisë,+ të zgjidhësh litarët e zgjedhës,+ të lësh të lirë të shtypurin+ dhe të thyesh çdo zgjedhë.+ 7 Agjërimi që më pëlqen është ta ndash bukën me të uriturin,+ ta futësh në shtëpinë tënde atë që është i munduar e i pastrehë,+ ta veshësh atë që sheh se është lakuriq+ dhe të mos fshihesh nga ata që janë mishi yt.+
8 Atëherë drita jote do të shndriste porsi agimi+ dhe për ty do të vinte me të shpejtë shërimi.+ Para teje do të shkonte drejtësia+ dhe lavdia e Jehovait do të ishte praparoja jote.+ 9 Atëherë do të thërritje, dhe Jehovai do të përgjigjej. Do të kërkoje ndihmë,+ dhe ai do të thoshte: ‘Ja ku jam!’
Nëse e heq nga gjiri yt zgjedhën,+ gishtin që tregon të tjerët+ dhe fjalët e këqija,+ 10 nëse i jep të uriturit atë që shpirti yt dëshiron+ dhe ngop shpirtin e të munduarit, drita jote do të shndritë në errësirë dhe terri yt do të jetë si mesdita.+ 11 Jehovai do të të prijë+ vazhdimisht+ dhe do ta ngopë shpirtin tënd, edhe kur të jesh në tokë të zhuritur.+ Ai do të gjallërojë kockat e tua,+ dhe ti do të jesh si një kopsht i ujitur mirë+ dhe si një burim uji që nuk shteron. 12 Të nxitur nga ti, njerëzit do të ndërtojnë vendet e shkretuara prej shumë kohësh.+ Ti do të ngresh edhe themelet që kanë qenë të rrënuara për shumë breza.+ Do të quhesh riparuesi i të çarave+ dhe restauruesi i rrugëve që të çojnë në shtëpi.
13 Nëse i ruan hapat e tu në sabat për të mos bërë çfarë të pëlqen në ditën time të shenjtë,+ nëse e quan sabatin një ditë që të sjell shumë kënaqësi, një ditë të shenjtë për Jehovain, një ditë që i duhet dhënë lavdi,+ dhe i jep lavdi në vend që të merresh me punët e tua dhe në vend që të bësh ç’të pëlqen ty e të flasësh fjalë të kota, 14 atëherë ti do të gjesh kënaqësi të thellë te Jehovai+ dhe unë do të bëj që të kalërosh në vendet e larta të tokës.+ Do të të bëj të hash nga trashëgimia e Jakobit, paraardhësit+ tënd, sepse këtë e thotë vetë Jehovai me gojën e tij.»+