Jeremia
11 Kjo është fjala që i drejtoi Jehovai Jeremisë: 2 «Thuaji popullit: ‘Dëgjoni fjalët e kësaj besëlidhjeje!’
Dhe ti thuajua+ njerëzve të Judës dhe banorëve të Jerusalemit. 3 Thuaju: “Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Mallkuar qoftë ai që nuk dëgjon fjalët e kësaj besëlidhjeje,+ 4 të cilat ua urdhërova paraardhësve tuaj ditën kur i nxora nga Egjipti,+ nga furra e hekurt,+ duke u thënë: “Bindjuni zërit tim dhe bëjini gjërat pikërisht siç ju urdhëroj unë.+ Kështu do të jeni populli im, dhe unë do të jem Perëndia juaj,+ 5 me qëllim që të mbaj betimin që u bëra paraardhësve tuaj+ për t’u dhënë vendin ku rrjedh qumësht dhe mjaltë,+ si në këtë ditë.”’”»
Atëherë iu përgjigja: «Amin, o Jehova!»
6 Jehovai më tha akoma: «Shpalli të gjitha këto fjalë në qytetet e Judës e në rrugët e Jerusalemit+ dhe thuaj: “Dëgjoni fjalët e kësaj besëlidhjeje dhe zbatojini ato!+ 7 Sepse i paralajmërova solemnisht paraardhësit tuaj që ditën kur i nxora nga vendi i Egjiptit+ e deri më sot, duke u çuar herët e duke u thënë: ‘Bindjuni zërit tim.’+ 8 Por ata nuk dëgjuan dhe as e kthyen veshin nga unë,+ përkundrazi ecën secili me kokëfortësi, siç i donte zemra e tij e ligë.+ Prandaj unë bëra t’u binin mbi kokë tërë fjalët e kësaj besëlidhjeje, që i urdhërova të zbatonin, por që nuk i zbatuan.”»
9 Më tej Jehovai më tha: «Njerëzit e Judës dhe banorët e Jerusalemit kanë kurdisur rebelim kundër meje.+ 10 Ata janë kthyer në fajet e paraardhësve të tyre,+ që nuk pranuan t’u binden fjalëve të mia, por shkuan pas perëndive të tjera për t’u shërbyer.+ Shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës e kanë thyer besëlidhjen që bëra me paraardhësit e tyre.+ 11 Prandaj kështu thotë Jehovai: ‘Ja, unë po sjell kundër tyre një gjëmë,+ nga e cila nuk do të shpëtojnë dot.+ Do të më thërrasin për ndihmë, por unë nuk do t’i dëgjoj.+ 12 Atëherë qytetet e Judës dhe banorët e Jerusalemit do të shkojnë e do t’u drejtohen për ndihmë perëndive të cilave po u paraqitin tym blatimi,+ por ato nuk do t’u sjellin aspak shpëtim në kohën kur t’u bjerë gjëma.+ 13 Sepse perënditë e tua janë po aq sa qytetet e tua, o Judë.+ Dhe po aq sa janë rrugët e Jerusalemit, ju keni vënë altarë për gjënë e turpshme,+ altarë për t’i paraqitur tym blatimi Baalit.’+
14 Por ti mos u lut për këtë popull, mos bëj as përgjërim dhe as lutje,+ sepse nuk do të dëgjoj kur ata të më thërrasin për gjëmën e tyre.+
15 Ç’punë ka në shtëpinë time e shtrenjta ime,+ kur shumë prej saj bëjnë këtë gjë,+ këtë dredhi?+ Mos vallë me mishin e shenjtë do të bëjnë të mos i zërë+ gjëma kur ajo të vijë? Vallë do të ngazëllosh ti në atë kohë?+ 16 Jehovai të ka quajtur: ‘Një pemë ulliri e harlisur, me fryt e formë të bukur.’+ Me një ulërimë të madhe ai ka ndezur një zjarr kundër saj dhe i janë thyer degët.+
17 Vetë Jehovai i ushtrive, Mbjellësi yt,+ ka shpallur një gjëmë për ty, për shkak të gjërave të liga të shtëpisë së Izraelit+ dhe të shtëpisë së Judës, që kanë bërë për të më fyer, duke i paraqitur tym blatimi Baalit.»+
18 Jehovai më tregoi që ta dija. Në atë kohë më bëri të shihja veprimet e tyre.+ 19 Unë isha si një qengj që e çojnë për ta therur.+ Nuk e dija që kurdisnin plane kundër meje+ dhe thoshin: «Le ta rrënojmë pemën me frytet e saj. Le ta shfarosim atë nga vendi i të gjallëve,+ që emri i tij të mos kujtohet më.» 20 Por Jehovai i ushtrive gjykon me drejtësi.+ Ai heton veshkat dhe zemrën.+ Ah, sikur të shoh hakmarrjen tënde ndaj tyre, sepse ty ta kam bërë të ditur çështjen time ligjore.+
21 Prandaj kështu thotë Jehovai kundër njerëzve të Anatothit+ që kërkojnë shpirtin tim e thonë: «Mos profetizo në emër të Jehovait,+ se do të vdesësh nga dora jonë!» 22 Po, kështu thotë Jehovai i ushtrive: «Unë do ta drejtoj vëmendjen kundër tyre. Të rinjtë do të vdesin nga shpata.+ Bijtë dhe bijat e tyre do të vdesin nga zia e bukës.+ 23 E atyre nuk do t’u mbetet askush, sepse do të sjell një gjëmë mbi njerëzit e Anatothit,+ vitin kur të drejtohet vëmendja kundër tyre.»+