Vajtimet
א [ʼÁlef]*
1 Oh, ç’është ulur i vetmuar+ qyteti që ishte plot e përplot me njerëz!+
Si vejushë+ është bërë ai që ndër kombet kishte popullsi të dendur!+
Ai që mes provincave ishte si një princeshë, është katandisur të bëjë punë të detyruar!+
ב [Beth]
2 Natën qan me dënesë+ dhe lotët i rrjedhin faqeve.+
Nga gjithë ata që e donin,+ s’ka asnjë që ta ngushëllojë.
ג [Gímel]
3 Juda ka shkuar në mërgim, për shkak të mundimit+ dhe të skllavërisë së rëndë.+
Mes kombeve i është dashur të banojë+ dhe s’ka gjetur vend ku të prehet.
Të gjithë ata që e ndiqnin, e zunë aty ku s’kishte nga t’ia mbante.+
ד [Dáleth]
4 Udhët e Sionit janë në zi, sepse askush nuk vjen më në festë.+
Tërë portat kanë mbetur të shkreta,+ priftërinjtë psherëtijnë,+
virgjëreshat i ka pushtuar pikëllimi dhe ai vetë është i hidhëruar.+
ה [Heʼ]
5 Kundërshtarët e tij janë bërë kreu+ dhe armiqtë s’duan t’ia dinë për asgjë,+
sepse këtë pikëllim ia ka sjellë vetë Jehovai, nga moria e shkeljeve të tij.+
Fëmijët e tij i ka vënë përpara kundërshtari dhe i ka çuar në robëri.+
ו [Ua]
6 Bija e Sionit ka humbur tërë shkëlqimin e saj.+
Princat e saj janë bërë si drerë që nuk gjejnë kullotë;+
ata ecin të pafuqishëm para atij që i ndjek.+
ז [Zájin]
7 Në kohën kur mundohej dhe kur populli i tij ishte i pastrehë, Jerusalemi kujtonte
të gjitha gjërat e dëshirueshme që kishte që në kohët e lashta.+
Kur populli i tij ra në dorë të kundërshtarit dhe s’kishte kush ta ndihmonte,+
kundërshtarët e panë dhe qeshën me rrënimin e tij.+
ח [Heth]
8 Jerusalemi ka mëkatuar me pafytyrësi.+ Ja pse është katandisur në një gjë të neveritshme.+
Të gjithë ata që e nderonin, e kanë shpërfillur,+ sepse i panë lakuriqësinë.+
Edhe ai vetë psherëtin+ dhe kthehet nga ana tjetër.
ט [Teth]
9 Në cepat e rrobave të tij ka ndyrësi.+ Nuk e mori parasysh të ardhmen që e priste,+
ndaj ra poshtë në mënyrë të habitshme e s’ka kush ta ngushëllojë.+
O Jehova, shikoje mundimin tim,+ sepse armiku mbahet me të madh.+
י [Jodh]
10 Kundërshtari ka shtrirë dorën kundër gjithë gjërave të tij të dëshirueshme.+
Jerusalemi ka parë të hyjnë në shenjtëroren+ e tij ato kombe,
që t’i i urdhërove të mos hynin në kongregacionin tënd.
כ [Haf]
11 Mbarë populli i tij psherëtin dhe kërkon bukë.+
Gjërat e tyre të dëshirueshme i dhanë në këmbim të diçkaje për të ngrënë, që të mbanin gjallë shpirtin.+
Shih, o Jehova, dhe ndale shikimin, sepse jam bërë si një njeri pa vlerë.+
ל [Lámedh]
12 O ju të gjithë që kaloni udhës, a nuk ju bën përshtypje kjo që shikoni?! Pa hidhni sytë dhe vështroni.+
A ka ndonjë dhembje si dhembja e rëndë që më ka goditur,+
me të cilën Jehovai ka shkaktuar pikëllim ditën e zemërimit të tij të zjarrtë?+
מ [Mem]
13 Që atje lart ka dërguar zjarr në kockat+ e mia dhe secilën prej tyre e bën zap.
Për këmbët e mia ka shtrirë një rrjetë.+ Ai më detyroi të kthehem prapa
e më la të shkretë. Gjithë ditën jam sëmurë.+
נ [Nun]
14 Ai ka qëndruar syçelë ndaj shkeljeve të mia.+ Ato ndërthuren me njëra-tjetrën në dorën e tij.
Mbi qafën time bien,+ e mua më pritet fuqia.
Jehovai më ka lënë në duart e atyre kundër të cilëve nuk mund të ngre krye.+
ס [Sámeh]
15 Tërë luftëtarët e mi të fuqishëm Jehovai i ka hedhur tej, larg meje.+
Ka bërë një mbledhje kundër meje, që të rinjtë të m’i bëjë copë-copë.+
Jehovai ka shtypur në shtypësen e rrushit+ që i përkiste bijës së virgjër të Judës.+
ע [ʽÁjën]
16 Për këto gjëra qaj+ dhe lotët më rrjedhin çurg nga sytë.+
Sepse nuk kam afër dikë që të më ngushëllojë, dikë që shpirtin të ma freskojë.
Bijtë e mi kanë marrë fund,+ dhe armiku u mbajt me të madh.+
פ [Peʼ]
17 Sioni ka shtrirë duart,+ por s’ka kush ta ngushëllojë.+
Tërë atyre që janë rreth e qark Jakobit, Jehovai u ka dhënë urdhër të ngrihen kundër tij.+
Jerusalemi është bërë si një gjë e neveritshme mes tyre.+
צ [Cadhé]
18 Jehovai është i drejtë,+ sepse ngrita krye+ kundër fjalëve që dalin nga goja e tij.
Dëgjoni tani, të gjithë ju, o popuj, dhe shihni dhembjen time!
Virgjëreshat e mia dhe djemtë e mi kanë shkuar në robëri.+
ק [Kof]
19 Ata që më donin me zjarr,+ i thirra, por ma punuan.
Në qytet, priftërinjtë dhe pleqtë dhanë frymën e fundit,+
teksa kërkonin diçka për të ngrënë, që të mbanin gjallë shpirtin.+
ר [Resh]
20 Shiko, o Jehova, sepse e kam punën pisk. Zorrët po më dridhen+
dhe zemra më është kthyer përmbys,+ sepse kam qenë rebel i madh.+
Jashtë, shpata më la pa fëmijë,+ kurse brenda në shtëpi është si të ketë hyrë vdekja.+
ש [Shin]
21 Kanë dëgjuar që psherëtij,+ por s’ka asnjë që të më ngushëllojë.+
Tërë armiqtë e mi kanë dëgjuar për gjëmën+ që më ka rënë dhe ngazëlluan, sepse këtë të keqe ma bëre ti.+
Ti ke për ta sjellë ditën që shpalle,+ që edhe ata të bëhen si unë.+
ת [Ta]