Ezekieli
22 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Ti, o bir njeriu, a je gati ta gjykosh+ qytetin që mban faj gjaku?+ A je gati ta gjykosh e t’ia bësh të njohura të gjitha gjërat e pështira që ka bërë?+ 3 Thuaji: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘O qytet që derdh gjak+ në mesin tënd derisa të vijë koha e shpagimit;+ që ke bërë brenda teje idhuj të pështirë* dhe je bërë i papastër!+ 4 Me gjakun që ke derdhur, je bërë fajtor.+ Me idhujt e pështirë që ke bërë, je bërë i papastër.+ Ti i ke shkurtuar ditët e tua, dhe viteve të tua u ka ardhur fundi. Prandaj, do të bëj që kombet të të poshtërojnë dhe të gjitha vendet të të shpotitin.+ 5 Vendet që janë afër dhe ato që janë larg, do të të shpotitin, o qytet me emër të papastër e plot rrëmujë.+ 6 Ja, prijësit+ e Izraelit e përdorin forcën e krahut vetëm për të derdhur gjak.+ 7 Te ti nëna dhe babai trajtohen me përçmim,+ të ardhurit i hahet haku+ dhe jetimi* e vejusha keqtrajtohen.’+
8 Ti përbuz vendin tim të shenjtë dhe përdhos sabatet e mia.+ 9 Te ti ka njerëz që shpifin haptazi për të derdhur gjak+ dhe që hanë në male mishin që u është flijuar idhujve.+ Ata kanë një sjellje të shthurur mes teje.+ 10 Te ti zbulohet lakuriqësia e babait+ dhe poshtërohet gruaja që është e papastër nga të përmuajshmet.+ 11 Dikush bën një gjë të pështirë me gruan e shokut të tij,+ dikush tjetër e ndot nusen e të birit me një sjellje të shthurur,+ dhe një tjetër akoma poshtëron motrën e vet, të bijën e të atit.+ 12 Te ti merret ryshfet për të derdhur gjak.+ Ti kërkon kamatë*+ dhe fajde,+ nxjerr fitim me dhunë,+ u ha hakun shokëve+ dhe mua më ke harruar,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
13 Ja, unë përplas duart+ për fitimin e padrejtë që nxjerr+ dhe për gjakun që derdhet mes teje.+ 14 A do t’i bëjë dot ballë zemra jote?+ A do të jenë të forta duart e tua kur unë të veproj kundër teje?+ Unë, Jehovai, kam folur dhe do ta bëj.+ 15 Unë do të të shpërndaj nëpër kombe të ndryshme, do të të hallakat vend më vend+ dhe do ta zhduk papastërtinë nga ti.+ 16 Ti do të përdhosesh para syve të kombeve dhe ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.”»+
17 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 18 «Bir njeriu, shtëpia e Izraelit është bërë si zgjyrë+ për mua. Ata janë të gjithë bakër, kallaj, hekur dhe plumb në mes të furrës. Janë bërë si një masë e madhe zgjyre që del nga argjendi.+
19 Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse të gjithë ju jeni bërë si një masë e madhe zgjyre,+ unë do t’ju mbledh në mes të Jerusalemit.+ 20 Si mblidhet argjendi, bakri, hekuri,+ plumbi dhe kallaji në mes të furrës dhe i fryjnë+ zjarrit mbi ta, që t’i shkrijnë,+ po ashtu do t’ju mbledh në zemërimin dhe në tërbimin tim, do të fryj mbi ju dhe do t’ju shkrij. 21 Do t’ju mbledh dhe do të fryj mbi ju me zjarrin e zemërimit tim të furishëm,+ dhe ju do të shkriheni në mes të qytetit.+ 22 Si shkrihet argjendi në mes të furrës, ashtu do të shkriheni edhe ju në mes të tij. Ju keni për ta marrë vesh se unë, Jehovai, e kam derdhur tërbimin tim mbi ju.’»+
23 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 24 «Bir njeriu, thuaj: “Ti je një vend që nuk është pastruar, një vend ku nuk do të bjerë shi ditën e dënimit.+ 25 Profetët thurin komplote.+ Ata janë si luani që ulërin dhe shqyen prenë.+ Ata gllabërojnë shpirtra.+ Përvetësojnë+ thesare e gjëra të çmuara dhe shtojnë vejushat mes teje.+ 26 Priftërinjtë dhunojnë ligjin tim+ dhe përdhosin vendin tim të shenjtë.+ Ata nuk bëjnë dallim+ mes gjërave të shenjta dhe gjërave të zakonshme,+ nuk bëjnë të njohur dallimin mes gjërave të papastra dhe gjërave të pastra,+ i kthejnë sytë mënjanë+ nga sabatet e mia, dhe më përdhosin mes tyre.+ 27 Princat janë si ujqër që shqyejnë gjahun, kur derdhin gjak,+ kur shkatërrojnë shpirtra, që të nxjerrin fitim të padrejtë.+ 28 Profetët i veshin muret për ta me gëlqere,+ duke parë në vegim gjëra të pavërteta+ e duke gënjyer me anë të fallit.+ Ata thonë: ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova’, kur Jehovai nuk ka thënë gjë. 29 Populli mashtron nëpërmjet planesh të kurdisura+ dhe grabit.+ Ai keqtrajton+ të munduarin e të varfrin dhe i ha hakun të ardhurit.+
30 Unë kërkova mes tyre një burrë që të meremetonte murin prej guri+ dhe të rrinte përpara meje tek e çara+ e murit si ndërmjetës, që unë të mos e shkatërroja,+ por nuk gjeta asnjë. 31 Prandaj, do ta derdh dënimin+ tim mbi ta. Me zjarrin e zemërimit tim të furishëm, do t’i shfaros.+ Unë do të bëj që t’u bjerë mbi kokë+ udha që kanë ndjekur”,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»