Danieli
4 «Mbreti Nabukodonosor, gjithë popujve, kombeve dhe gjuhëve që banojnë në mbarë tokën:+ E madhe qoftë paqja juaj!+ 2 E quaj me vend të shpall shenjat dhe veprat e mrekullueshme që Perëndia Më i Lartë ka kryer me mua.+ 3 Sa të mëdha janë shenjat e tij dhe sa të fuqishme janë veprat e tij të mrekullueshme!+ Mbretëria e tij është e përjetshme+ dhe sundimi i tij brez pas brezi!+
4 Unë, Nabukodonosori, isha rehat+ në shtëpinë time dhe kisha mbarësi në pallatin tim.+ 5 Por, pashë një ëndërr, e cila nisi të më frikësonte.+ Shëmbëllimet dhe vegimet që më kalonin nëpër kokë tek rrija në shtrat nisën të më trembnin.+ 6 Prandaj urdhërova të më sillnin gjithë burrat e mençur të Babilonisë, për të më interpretuar ëndrrën.+
7 Atëherë priftërinjtë që merren me magji, ndjellësit e frymërave, kaldeasit+ dhe astrologët+ nisën të vinin. Kështu, unë u thashë ëndrrën, por ata nuk e interpretonin dot.+ 8 Në fund, përpara meje erdhi Danieli, emri i të cilit është Belteshazar,+ sipas emrit të perëndisë sime,+ tek i cili gjendet fryma e perëndive të shenjta,+ dhe i tregova ëndrrën:
9 “O Belteshazar, kreu i priftërinjve që merren me magji,+ unë e di mirë se fryma e perëndive të shenjta gjendet te ti+ dhe se nuk ka asnjë të fshehtë që të të trazojë,+ prandaj më trego vegimet e ëndrrës që pashë dhe interpretimin e saj.+
10 Tek rrija në shtrat, nëpër kokë më kalonin vegime,+ dhe pashë në mes të tokës një pemë,+ lartësia e së cilës ishte tejet e madhe.+ 11 Pema u rrit dhe u bë e fortë, kurse lartësia e saj arriti së fundi qiejt dhe shihej deri në skajet e tokës mbarë.+ 12 Gjethnaja e saj ishte e bukur, fryti i saj ishte i bollshëm dhe në të kishte ushqim për të gjithë. Nën të kërkonin hije+ kafshët+ e fushës, në degët e saj banonin zogjtë e qiejve+ dhe prej saj ushqehej çdo mish.
13 Nëpër kokë vazhdonin të më kalonin vegime kur isha në shtrat, dhe pashë një vrojtues,+ një të shenjtë,+ që zbriste nga qiejt. 14 Ai thërriste me zë të lartë dhe thoshte: ‘Priteni pemën+ dhe këputjani degët! Shkundeni gjethnajën dhe shpërndajeni frytin e saj! Le të ikin kafshët që rrinë poshtë saj dhe zogjtë nga degët e saj!+ 15 Megjithatë, lëreni kërcurin në tokë, por të lidhur me rrathë hekuri dhe bakri, mes barit të fushës. Le ta lagë vesa e qiejve dhe të rrijë me kafshët mes bimësisë së tokës.+ 16 Zemra t’i ndryshohet nga ajo e njerëzve, t’i jepet zemra e një kafshe,+ dhe le të kalojnë shtatë kohë.*+ 17 Kjo është dekretuar nga vrojtuesit,+ me kërkesë të të shenjtëve, që të gjallët ta dinë se Më i Larti është Sundimtar në mbretërinë e njerëzve,+ se ia jep atë kujt të dojë+ dhe vendos mbi të edhe më të përvuajturin e njerëzve.’+
18 Kjo ishte ëndrra që unë, mbreti Nabukodonosor, pashë. Ti, o Belteshazar, më thuaj interpretimin, pasi të gjithë të mençurit e tjerë të mbretërisë sime nuk janë në gjendje të ma interpretojnë.+ Por ti je i zoti, sepse fryma e perëndive të shenjta gjendet te ti.”+
19 Atëherë Danieli, emri i të cilit është Belteshazar,+ u befasua për një çast dhe mendimet nisën ta trembnin.+
Mbreti i tha: ‘O Belteshazar, mos u tremb nga ëndrra dhe as nga interpretimi i saj!’+
Atëherë Belteshazari ia ktheu: “Imzot, kjo ëndërr daltë e vërtetë për ata që të urrejnë dhe interpretimi i saj për kundërshtarët e tu!+
20 Pema që pe, e cila u rrit dhe u bë e fortë, lartësia e së cilës arriti së fundi qiejt dhe u bë e dukshme në mbarë tokën,+ 21 me gjethnajë të bukur dhe me fryt të bollshëm, ku kishte ushqim për të gjithë, nën të cilën banonin kafshët e fushës dhe në degët e së cilës banonin zogjtë e qiejve,+ 22 je ti, o mbret,+ sepse ti je rritur dhe je bërë i fortë, madhështia jote është rritur dhe ka arritur qiejt,+ kurse sundimi yt skajet e tokës.+
23 Sa për fjalët e vrojtuesit, të të shenjtit,+ që mbreti e pa të zbriste nga qiejt dhe të thoshte: ‘Priteni pemën dhe copëtojeni! Megjithatë, lëreni kërcurin në tokë, por të lidhur me rrathë hekuri dhe bakri, mes barit të fushës. Le ta lagë vesa e qiejve dhe të rrijë me kafshët e fushës derisa të kalojnë shtatë kohë’,+ 24 ky është interpretimi, o mbret, dhe dekreti+ i Më të Lartit+ do të zbatohet për zotërinë tim, mbretin.+ 25 Ty do të të përzënë nga njerëzit dhe do të banosh me kafshët e fushës,+ do të të japin të hash bar si demat+ dhe do të lagesh nga vesa e qiejve. Shtatë kohë+ do të kalojnë, derisa të kuptosh se Më i Larti është Sundimtar në mbretërinë e njerëzve+ dhe ia jep atë kujt të dojë.+
26 Meqë thanë të linin kërcurin e pemës,+ mbretëria do të mbetet jotja, pasi të kuptosh se qiejt sundojnë.+ 27 Prandaj, o mbret, t’u duktë e mirë këshilla ime,+ hiqi mëkatet e tua me anë të drejtësisë+ dhe paudhësinë tënde, duke u treguar mëshirë të varfërve!+ Ndoshta mbarësia jote do të zgjatë.”»+
28 E gjithë kjo i ndodhi mbretit Nabukodonosor.+
29 Në fund të dymbëdhjetë muajve hënorë, ai po ecte në pallatin mbretëror të Babilonisë. 30 Mbreti po thoshte:+ «A s’është kjo Babilonia e Madhe, që unë vetë e kam ndërtuar si shtëpi mbretërore me forcën e fuqisë sime+ dhe për lavdinë e madhështisë sime?!»+
31 Ndërsa këto fjalë ishin ende në gojën e mbretit, një zë erdhi nga qiejt: «Ty po të thuhet, o mbret Nabukodonosor: ‘Mbretëria të është hequr,+ 32 madje edhe ty do të të përzënë nga njerëzit dhe do të banosh me kafshët e fushës.+ Do të të japin të hash bar, si demave, dhe do të kalojnë shtatë kohë, derisa të kuptosh se Më i Larti është Sundimtar në mbretërinë e njerëzve dhe ia jep atë kujt të dojë.’»+
33 Në çast+ fjala për Nabukodonosorin u përmbush. Atë e përzunë nga njerëzit dhe nisi të hante bar si demat. Trupin ia lagte vesa e qiejve, derisa flokët iu zgjatën si pendët e shqiponjave dhe thonjtë si kthetrat e zogjve.+
34 «Në fund të ditëve,+ unë, Nabukodonosori, i ngrita sytë drejt qiejve+ dhe filloi të më kthehej arsyeja.* Prandaj e bekova Më të Lartin,+ e lëvdova dhe i dhashë lavdi Atij që rron në jetë të jetëve,+ sepse sundimi i tij është i përjetshëm dhe mbretëria e tij brez pas brezi.+ 35 Gjithë banorët e tokës shihen si asgjë+ dhe ai bën si të dojë me ushtrinë e qiejve dhe me banorët e tokës.+ Nuk ka njeri që t’ia ndalë dorën+ ose që t’i thotë: ‘Ç’bëre kështu?’+
36 Në të njëjtën kohë filloi të më kthehej arsyeja, dhe për lavdinë e mbretërisë sime, filloi të më kthehej madhështia dhe shkëlqimi.+ Edhe zyrtarët e mi të lartë mbretërorë dhe fisnikët e mi filluan të më kërkonin me padurim, u rivendosa në mbretërinë time dhe madhështia ime u rrit jashtëzakonisht.+
37 Tani unë, Nabukodonosori, lëvdoj, lartësoj dhe i jap lavdi Mbretit të qiejve,+ sepse gjithë veprat e tij janë e vërteta dhe udhët e tij janë drejtësi,+ sepse ai është në gjendje t’i poshtërojë ata që ecin me krenari.»+