Levitiku
11 Jehovai u tha Moisiut dhe Aaronit: 2 «Thuajuni bijve të Izraelit: ‘Nga tërë kafshët që janë në tokë, mund të hani+ këto: 3 të gjitha krijesat dythundrake e me thundër të çarë dhe që ripërtypen. Këto kafshë, pra mund t’i hani.+
4 Nga ato që ripërtypen dhe që janë dythundrake, mos hani vetëm devenë, sepse është ripërtypëse, por jo dythundrake, pra është kafshë e papastër për ju;+ 5 lepurin e shkëmbinjve,+ sepse është ripërtypës, por jo dythundrak, pra është kafshë e papastër për ju; 6 lepurin,+ sepse është ripërtypës, por jo dythundrak, pra është kafshë e papastër për ju; 7 derrin,+ sepse është dythundrak e me thundër të çarë, por jo ripërtypës, pra është kafshë e papastër për ju. 8 Mos e hani mishin e tyre dhe mos e prekni trupin e tyre të ngordhur.+ Ato kafshë janë të papastra për ju.+
9 Nga tërë ato që janë në ujë,+ mund të hani të gjitha ato që kanë pendë dhe luspa+ e që gjenden në ujëra, dete e përrenj. 10 Të gjitha ato kafshë në dete e përrenj që s’kanë pendë dhe luspa, janë të neveritshme për ju, si krijesat e ujit që lëvizin në tufa, edhe gjithë shpirtrat e gjallë që gjenden në ujëra. 11 Po, ato do të jenë të neveritshme për ju. Mos e hani mishin e tyre+ dhe kini neveri nga trupi i tyre i ngordhur. 12 Çdo gjë që gjendet në ujëra e nuk ka pendë dhe luspa, është e neveritshme për ju.
13 Nga krijesat fluturuese, do të keni neveri për ato që janë më poshtë.+ Ato nuk duhen ngrënë, pasi janë të neveritshme. Ato janë: shqiponja,+ shqipja peshkngrënëse, shkaba e zezë; 14 huta kuqaloshe bishtgërshërë, huta e zezë bishtgërshërë+ dhe çdo lloj tjetër hute; 15 çdo lloj korbi;+ 16 struci,+ kukuvajka, pulëbardha dhe çdo lloj fajkoi; 17 kukumjaçka, karabullaku, bufi veshgjatë,+ 18 mjellma, pelikani, shkaba,+ 19 lejleku, çdo lloj çafke, pupëza dhe lakuriqi i natës.+ 20 Të gjitha krijesat me krahë që lëvizin në tufa e që ecin me katër këmbë, janë të neveritshme për ju.+
21 Nga tërë krijesat me krahë që lëvizin në tufa e që ecin me katër këmbë, mund të hani vetëm ato që, mbi këmbët e pasme, kanë kofsha për të kërcyer. 22 Mund të hani çdo lloj karkaleci shtegtar,+ çdo lloj karkaleci që hahet,+ çdo lloj bulkthi dhe çdo lloj karkaleci që kërcen.+ 23 Çdo krijesë tjetër me krahë që lëviz në tufa e që ka katër këmbë, do të jetë e neveritshme+ për ju. 24 Këto ju bëjnë të papastër. Kushdo që prek trupin e tyre të ngordhur, do të jetë i papastër gjer në mbrëmje.+ 25 Kushdo që mbart trupin e tyre të ngordhur, do të lajë+ rrobat dhe do të jetë i papastër gjer në mbrëmje.
26 Të gjitha kafshët që janë dythundrake, por nuk e kanë thundrën plotësisht të çarë dhe nuk janë ripërtypëse, janë të papastra për ju. Kushdo që i prek, do të jetë i papastër.+ 27 Të gjitha krijesat që ecin mbi katër putra, mes tërë krijesave të gjalla që ecin me katër këmbë, janë të papastra. Kushdo që prek trupin e tyre të ngordhur, do të jetë i papastër gjer në mbrëmje. 28 Ai që mbart trupat e tyre të ngordhur,+ do të lajë rrobat+ e do të jetë i papastër gjer në mbrëmje. Ato kafshë janë të papastra për ju.
29 Mes krijesave të tokës që lëvizin në tufa, janë të papastra+ miu-urith, miu kërcimtar+ dhe çdo lloj hardhuce; 30 hardhja e mureve, zhapiku, salamandra, hardhuca e rërës dhe kameleoni. 31 Këto janë të papastra për ju, ndër krijesat që lëvizin në tufa.+ Kushdo që i prek të ngordhura, do të jetë i papastër gjer në mbrëmje.+
32 Gjithçka mbi të cilën bie ndonjë nga këto krijesa të ngordhura, do të jetë e papastër, qoftë ndonjë enë druri,+ ndonjë rrobë, lëkurë+ a copë thesi.+ Çdo enë që përdoret për diçka, do të futet në ujë dhe do të jetë e papastër gjer në mbrëmje, por pastaj do të jetë e pastër. 33 Nëse ndonjë nga ato bie në një enë balte,+ gjithçka brenda saj do të jetë e papastër, kurse enën do ta bëni copë-copë.+ 34 Çdo ushqim mbi të cilin hidhet ujë prej saj, do të jetë i papastër, dhe çdo gjë që mund të pihet prej saj, do të jetë e papastër. 35 Gjithçka mbi të cilën mund të bien trupat e tyre të ngordhur, do të jetë e papastër. Qoftë furrë ose saxhak, do të thyhet. Ata janë të papastër, dhe do të jenë të papastër edhe për ju. 36 Të pastër do të mbeten vetëm burimet dhe gropat ku mblidhet ujë, kurse kushdo që prek trupin e tyre të ngordhur, do të jetë i papastër. 37 Nëse ndonjë trup i ngordhur bie mbi një farë bime që do të mbillet, fara mbetet e pastër. 38 Por nëse mbi farë hidhet ujë dhe mbi të bie një trup i ngordhur, fara është e papastër për ju.
39 Nëse ngordh ndonjë kafshë jotja, që e mban për ushqim, ai që prek trupin e saj të ngordhur, do të jetë i papastër gjer në mbrëmje.+ 40 Ai që ha+ nga trupi i saj i ngordhur, do të lajë rrobat, dhe do të jetë i papastër gjer në mbrëmje. Ai që heq trupin e saj të ngordhur, do të lajë rrobat, dhe do të jetë i papastër gjer në mbrëmje. 41 Të gjitha krijesat e tokës që lëvizin në tufa, janë të neveritshme.+ Nuk duhen ngrënë. 42 Të gjitha krijesat që ecin me bark,+ të gjitha krijesat që ecin me katër këmbë dhe të gjitha krijesat shumëkëmbëshe të tokës që lëvizin në tufa, mos i hani, sepse janë të neveritshme.+ 43 Mos u bëni të neveritshëm nga ndonjë krijesë që lëviz në tufë, dhe mos u bëni të papastër nga ajo, duke u ndotur me të.+ 44 Sepse unë jam Jehovai, Perëndia juaj.+ Shenjtërohuni dhe jini të shenjtë,+ sepse unë jam i shenjtë!+ Pra, mos e ndotni shpirtin tuaj me ndonjë krijesë të tokës që lëviz në tufa. 45 Sepse unë, Jehovai, ju nxora nga Egjipti, për të qenë Perëndia juaj.+ Jini të shenjtë,+ sepse unë jam i shenjtë!+
46 Ky është ligji për kafshët, për krijesat fluturuese, për çdo shpirt të gjallë që lëviz në ujëra+ dhe për çdo shpirt të tokës që lëviz në tufa, 47 që të dalloni+ krijesat e pastra nga të papastrat, dhe krijesat që mund të hahen, nga ato që nuk mund të hahen.’»