Levitiku
3 Nëse do të bëjë një flijim në bashkësi+ nga bagëtia e trashë, ai do të paraqitë para Jehovait një mashkull ose femër të shëndetshme.+ 2 Do të vërë dorën mbi kokën+ e blatimit, dhe kafsha do të theret në hyrje të tendës së takimit. Pastaj priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të spërkatin me gjakun e saj altarin rreth e përqark. 3 Do të paraqitë si blatim të bërë me zjarr për Jehovain ca nga flijimi në bashkësi, pra, dhjamin+ që mbështjell zorrët, po, gjithë dhjamin që i vesh ato,+ 4 dhe dy veshkat+ bashkë me dhjamin që i vesh ato, me dhjamin që gjendet tek ijët. Kurse rizën që mbështjell mëlçinë, do ta heqë bashkë me veshkat. 5 Bijtë e Aaronit+ do t’i vënë të gjitha këto të digjen+ në altar, mbi blatimin e djegur që gjendet sipër druve+ të zjarrit, si blatim i bërë me zjarr, me aromë të pëlqyeshme+ për Jehovain.
6 Nëse do t’i bëjë Jehovait një flijim në bashkësi nga bagëtia e imët, ai do të paraqitë një mashkull ose femër të shëndetshme.+ 7 Edhe në qoftë se paraqit si blatim një qengj, do ta paraqitë atë para Jehovait.+ 8 Do të vërë dorën mbi kokën+ e blatimit, dhe kafsha do të theret+ para tendës së takimit. Pastaj bijtë e Aaronit do të spërkatin me gjakun e saj altarin rreth e përqark. 9 Dhjamin e flijimit në bashkësi do ta paraqitë si blatim të bërë me zjarr për Jehovain.+ Ai do të heqë gjithë bishtin e dhjamur+ që është afër shtyllës kurrizore, dhjamin që mbështjell zorrët, po, gjithë dhjamin që i vesh ato,+ 10 dhe dy veshkat bashkë me dhjamin që i vesh ato, me dhjamin që gjendet tek ijët. Kurse rizën+ që mbështjell mëlçinë, do ta heqë bashkë me veshkat. 11 Prifti do t’i vërë të gjitha këto të digjen+ mbi altar si ushqim,+ si blatim i bërë me zjarr për Jehovain.
12 Nëse paraqit si blatim një dhi,+ do ta paraqitë atë para Jehovait. 13 Do të vërë dorën mbi kokën e kafshës,+ dhe ajo do të theret+ para tendës së takimit. Pastaj bijtë e Aaronit do të spërkatin me gjakun e saj altarin rreth e përqark. 14 Do të paraqitë si blatim të bërë me zjarr për Jehovain dhjamin që mbështjell zorrët, po, gjithë dhjamin që i vesh ato,+ 15 dhe dy veshkat bashkë me dhjamin që i vesh ato, me dhjamin që gjendet tek ijët. Kurse rizën që mbështjell mëlçinë, do ta heqë bashkë me veshkat. 16 Prifti do t’i vërë të gjitha këto të digjen mbi altar si ushqim, si blatim i bërë me zjarr me aromë të pëlqyeshme. Tërë dhjami i takon Jehovait.+
17 Ky do të jetë ligj i përhershëm për brezat tuaj, kudo që të banoni: mos hani kurrsesi asnjë lloj dhjami ose gjaku!’»+