Zakaria
«Fjala e Jehovait është kundër vendit të Hadrakut. Ajo qëndron mbi Damask,+ sepse Jehovai vëzhgon me sytë e tij njeriun+ dhe të gjitha fiset e Izraelit. 2 Është edhe kundër Hamathit,+ që ndodhet në kufi me të, kundër Tirit+ dhe Sidonit,+ edhe pse është shumë i mençur.+ 3 Tiri ndërtoi për vete një ledh mbrojtës dhe e grumbulloi argjendin si pluhurin, kurse arin si llucën e rrugëve.+ 4 Ja, atë do ta shpronësojë vetë Jehovai dhe do t’ia hedhë në det forcat ushtarake,+ e ai do të gllabërohet nga zjarri.+ 5 Ashkeloni do të shohë dhe do të frikësohet. Gaza do të ndiejë dhembje të forta e po kështu edhe Ekroni,+ sepse vendi ku shpresonin+ u mbulua me turp. Në Gazë ka për t’u shfarosur mbreti dhe Ashkeloni nuk do të banohet.+ 6 Në Ashdod do të ulet një bir i paligjshëm,+ dhe unë do t’i jap fund krenarisë së filistinit.+ 7 Unë do t’ia heq nga goja gjërat e përlyera me gjak dhe gjërat e neveritshme që ka mes dhëmbëve.+ Prej tij do të ngelet një mbetje për Perëndinë tonë dhe ka për t’u bërë si një sheik+ në Judë,+ kurse Ekroni si jebusiti.+ 8 Unë do të fushoj si një pararojë për shtëpinë time,+ kështu që askush s’do të kalojë dhe askush s’do të kthehet. Mes tyre s’do të kalojë më asnjë përgjegjës,+ sepse tani e kam parë me sytë e mi+ gjendjen e tyre.
9 Gëzohu me të madhe, o bijë e Sionit.+ Brohorit me ngadhënjim,+ o bijë e Jerusalemit. Ja, mbreti yt+ po vjen te ti.+ Ai është i drejtë dhe ka shpëtuar,+ është i përulur+ dhe i hipur në një gomar, po, në një kafshë të rritur, pjellë e gomaricës.+ 10 Unë do ta shfaros patjetër karrocën e luftës nga Efraimi dhe kalin nga Jerusalemi.+ Edhe harku i betejës+ do të shfaroset. Ai do t’u flasë kombeve për paqen+ dhe sundimi i tij do të jetë nga deti në det e nga Lumi* në skajet e tokës.+
11 Me anë të gjakut të besëlidhjes sate,+ o grua, do t’i nxjerr të burgosurit+ e tu nga gropa pa ujë.
12 Kthehuni te kalaja,+ ju të burgosur që keni shpresë.+
Gjithashtu, sot po të them: ‘Do të të shpërblej, o grua, me një pjesë të dyfishtë.+ 13 Unë do ta tendos Judën si harkun tim. Do ta përdor Efraimin si shigjetë për harkun. Bijtë e tu, o Sion, do t’i zgjoj kundër bijve të tu,+ o Greqi,+ kurse ty* do të të bëj si shpatën e një burri të fuqishëm.’+ 14 Mbi ta do të shihet vetë Jehovai,+ dhe shigjeta e tij do të dalë si rrufe.+ Bririt do t’i bjerë+ vetë Zotëria Sovran Jehova dhe ai do të shkojë me stuhitë e jugut.+ 15 Vetë Jehovai i ushtrive do t’i mbrojë dhe ata do t’i përpijnë+ e do t’i ndalin gurët e hobesë. Ata do të pinë+ e do të jenë të zhurmshëm sikur të kishin pirë verë. Do të mbushen si tasi, si qoshet e altarit.+
16 Atë ditë Jehovai, Perëndia i tyre, do t’i shpëtojë+ si kopenë e popullit të vet,+ sepse ata do të jenë si gurët e diademës që vezullojnë mbi tokën e tij.+ 17 Sepse, oh, sa e madhe është mirësia e tij+ dhe sa e madhe bukuria e tij!+ Djemtë do t’i rritë mirë drithi, kurse virgjëreshat vera e re.»+